Monday, November 25, 2024

Festë në Koplik, Veleçiku mund Murlanin 3-0 dhe kualifikohet në turin eleminator të Kupës së Shqipërisë. Me 28 maj sfida e radhës përballë Tiranës kampione

Lexo

KF Veleçiku-KF Murlani 3-0

(Shënues: Golat: David Marku 8’, Arsen Banushaj 16’, Arenc Dibra 70’)

E enjte, 15 shtator 2022, ora 15:00, Fusha sportive “Duli”-Koplik

KF Veleçiku: Redmir Lopçi, Arsen Elbasani, Besart Çokaj, Izmir Balaj, KUjtim Alçani (Flavio Zefi 74’), Elvis Rrustemaj (Arenc Dibra 46’), Emiliano Mehmetaj (Brilant Hasaj 46’), Xhuliano Kaçeli (Amarildo Kaçaj 66’), Arsen Banushaj, Brajon Shekaj(Aldres Kaçaj 73’), David Marku(Në dispozicion: Marsel Rragami, Klodian Pjetri). Trajner: Dritan Smajli

KF Murlani: Erind Selimaj (Lensi Çaku 77’), Rigers Sekja, Arsid Temja, Elvin Laçeja (Olgert Nuhi 77’), Festim Lani, Ari Djepaxhia (Pjetër Cubi 46’), Senad Lekaj, Endi Brahimi (Mikel Keshtejaku 59’), Orgest Shpuza (Arlindo Markaj 77’), Vildan Kaçubela, Frederik Hila(Në dispozicion: Meldin Tafa, Vahedin Pepa). Trajner: Vahedin Pepaj

Gjyqtar: Bekris Dragusha, Jetmir Podgorica, Ardit Çobaj. I katërt: Rebani Gemi(Shkodër)

Vëzhgues: Gjergji Selala(Laç)

Delegat i FSHF-së: Përparim Laçi(Pukë)

KF Veleçiku i Koplikut e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin e ri futbollistik 2022-2023, teksa në ndeshjen e parë zyrtare ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj KF Murlani ne rezultatin e pasrtër 3-0.

Ndeshja në fjalë e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Duli” ishte për llogari të turit paraeleminator të Kupës së Shqipërisë, në një ballafaqim tek direkt për kualifikim, tërhoqi vemendjen e tifozëve vendas, por edhe atyre të ardhur nga Barbullushi , të cilët mbështetën skuadrat e tyre në këtë start të sezonit.

Veleçikun vendas e ndoqi nga afër edhe kryebashkiaku koplikas dhe njëkohësisht president i KF Veleçiku, Tonin Marinaj së abshku me stafin e tij, të cilët në përfundim të ndeshjes festuan së abshku me tifozët e tyre kualifikimin e merituar për në turin eleminator të Kupës së Shqipërisë.

Rezultati 3-0 në favor të Veleçikut erdhi pas tre golave, njëri më i bukur se tjetri me autor, David Markun dhe Arsen Banushajn në pjesën e parë dhe Arenc Dibra në të dytën. Ndër tre rrjetat koplikase, spikati ajo e Banushajt, i specializuar për goditje standarte, por që këtë radhë erdhi direkt nga goditja e këndit dhe direkt në rrjetë.

Me këtë fitore të pastër 3-0, Veleçiku i drejtuar nga Dritan Smajli kalon në turin e dytë eleminator, ku në bazë të shorti do të përballet me datë 28 shtator me Tiranën kampione. Ndërkohë, me këtë humbje, Murlani largohet nga kompeticioni i Kups së Shqipërisë, por për trajneri Vahedin Pepa, të rinjtë e aktivizuar në pjesën e dytë dhanë sinjale pozitive për vazhdimësinë. Mes të aktivizuarve në këtë pjesë loje, spikati sidomos portjeri Lensi Çaku, i cili në ato raste që iu paraqiten reagoi me profesionalizëm duke i zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img