Monday, November 25, 2024

Tirana fiton derbin e kryeqytetit, vendos dopieta e Redon Xhixhes. Bardheblutë në vendin e dytë, Vllaznia e pesta në renditje, por vetëm me – 2 pikë larg kreut

Lexo

Partizani-Tirana 0-2

(Shënues: Xhixha 45+1, 68’)

PARTIZANI: Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Da Silva, Hoti, Skuka. Trajner: Xh. Kolela

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Lulaj, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Hasani, Kallaku, Xhixha, Patrik. Trajner: O. Shehi

Gjyqtar: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi. I katërt Kreshnik Cjapi.

VAR, Eldorjan Hamiti-AVAR, Arbër Zalla.

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, ishte dueli i fundit i javës së gjashtë të Abissnet Superiore, takim ky i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje që nisi mirë për Tiranën, kur në minutën e 24-tërt , gjyqtari kryesor Xhaja, pas konsultimit me VAR dhe vëzhgimit të pamjeve nga vetë ai në monitor, akordon penallti për bardheblutë. Portjeri i të kuqve Rexhepi bën mrekullinë teksa e grushton në korner.

Nuk mjafton humbja e penalltisë, por në të 37-tën, Tirana merr një goditje të rëndë duke mbetur me dhjetë lojtarë në fushën e lojes pas kartonit të kuq dhënë në dëm të Lulajt.

Partizani këron të shfrytëzojë momentin e keq të Tiranës dhe këmbëngulë gjatë për shënimin e golit të avantazhit. Por, në momentin kur pritej goli për Partizanin, është përsëri Rexhepi që bëhet protagonist. Por, këtë herë në dëm të ekipit të tij, pasi daljen e tij të gabuar e shfrytëzon në mënyrën më të mirë Redon Xhixha, i cili ndonëse në pozicion diagonal e çon topin në rrjetë duke korigjuar kështu gabimin e humbjes së penalltisë. Kjo ndodh në limitin e pjesës së parë duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0 në favor të Partizanit.

Me rikthimin në fushën e lojës, Partizani vazhdon të këmbëngulë për të gjetur golin duke u spostuar i gjithë formacioni në zonën bardheblu. Por, kanë harruar se në fushë është një Xhixhë që nuk të fal. Pasi i ka rrëmbyer nj top në mesfushë futbollistët të Partizanit, në një aksion personal duke vrapuar me rreth 60-të metra distancë arrin të finalizojë në mënyrën më të mirë duke ndëshkuar për herë të dytë portjerin Rexhepi.

Kjo i përket minutës së 68-të kur Tirana kryson 0-2. Duket pak si e pabesueshme, kur bardheblutë, edhe pse me një futbollist më pak në fushën e lojës që nga minuta e 37-të, arrin të ndëshkojë Partizanin me dy gola me të njëjtin autor, Redon Xhixhën, p[ikërisht ai që për ironi të fatit humbi penalltinë në minutën e 24-tërt.

Edhe pse me mbi 20-të minuta lojë në dispozicion, Partizani nuk arrin të ndryshojë asgjë, madje në minutën e katërt shtesë, mbrojtësi Matondo ndëshkohet me karton të kuq duke humbur sfidën e radhshme, atë që do të luhet javën e ardhshme në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë.

Edhe pse humbi derbin me Tiranën, Partizani vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje me 12 pikë, por tashmë Tirana i është afruar në vend të dytë me vetëm 1 pikë më pak, ndërkohë që në vend të tretë dhe të katërt janë Bylisi dhe Erzeni me nga 11 pikë. Me fitoren e abrdheb luve, Vllaznia zbret në vendin e pestë duke pasur 10 pikë në dispozicion.

Nga sa shikohet, pesë skuadrat e para të renditjes kanë një ngjeshje me diferencë nga vendi i parë tek i pesti me vetem dy pikë. Diferencë e cila mund të përmbyset të premten e ardhshme në përballjen direkte, Vllaznia-Partizani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img