Saturday, April 20, 2024

(Video) Boks-Vllaznia përgatitet për Kampionatin Kombëtar. Trajneri Gjoni: Këtë radhë ka shumë rivalitet, por fitojmë përsëri

Lexo

Fundjavën e ardhshme, nga data 7 deri më 9 tetor 2022, në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës, zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të boksit për të rritur. Një kampionat, finalet e të cilit parashikohen të jenë më të fortat e viteve të fundit, pasi krahas Vllaznisë 24 herë kampione e Shqipërisë, këtë objektiv e ka edhe Flamurtari vendas dhe Tirana. Megjithatë, teksa flet për përgatitjet e ekipit që drejton prej vitesh, trajneri Gjoni premton dhe garanton se titulli i 25-të për nga radha do të vijë në Shkodër.

Ndër të tjera, trajneri Gjoni bën të ditur se përgatitja e boksiereve të tij gjatë kësaj periudhe ka qënë ekstra, ku krahas 4 herë kampionit Kajoshi dhe 16 herë kampionit Hysa, i cili me katër fitoret radhazi në boksin profesionist po kalon një formë shumë të mirë sportive, është rikthyer edhe kampioni tjetër Kristian Dema, i cili vitet e fundit ka boksuar në Gjermani duke fituar edhe gjerdan të artë në peshën e tij.

Por, krahas veteranëve, në mund t’i quajmë kështu, në formacionin e Vllaznisë për finalet e kampionatit Kombëtar, do të jetë edhe boksieri i ri Besjon Gjetja, djali i ish kampionit të boksit shkodran Besnik Gjetja, një talent ky 19 vjeçar që konkuron për herë të parë në kampionat me të rriturit.

Më tej, gjatë intervistës së tij, trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni që është njëherazi edhe trajneri i ekipit kombëtar, bën të ditur se krahas Vllaznisë në boksin amator po angazhohet seriozisht edhe në boksin profesiont, ku shumë shpejt në Shkodër do të zhvillohet një turne ndërkombëtar me pjesëmarrjen e boksierëve cilësorë.

(Video 1) Intervista me trajnerin e boksit Vllaznia, Zef Gjoni-Pragkampionati kombëtar i Vlorës

(Video 2) Pamje nga seanca stërvitore e boksierëve të Vllaznisë në prag të Kampionatit Kombëtar të Boksit, 7-9 tetor Vlorë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img