Vllaznia në futboll për femra ka mësuar ditën e djeshme shortin për ndeshjet në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, ku skuadra kuqeblu do të luajë në grupin e A përkrah tre emrave të mëdhenj të futbollit botëror, Real Madrid, Çelsi dhe PSG. Trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, teksa komenton përbërjen e grupit, edhe pse përballë ka kundërshtarë të fortë, shprehet se Vllaznia mund të ketë surpriza, të paktën për ndeshjet që do të luhen në “Loro Boriçi”.
Ndër të tjera, trajneri Leka e konsideron praninë e Vllaznisë në ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampioneve, edhe si një promovim të Shkodrës në arenën ndërkombëtare. Për trajnerin Leka, tifozëria shkodrane vazhdon të jetë lojtari i 12-të i Vllaznisë, ku ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, pritet t’i japë mbështetjen duhur ekipit.
Në pritje të ndeshjes së parë të fazës nës grupe, Vllaznia-Real Madrid, skuadra kuqeblu po vijon përgatitjet, ndërkohë që do të konsumojë edhe ndeshjet e kampionatit shqiptar.
(Video) Trajneri i Vllaznisë FF, Nikolin Leka, flet për shortin e Ligës së Kampioneve të Europës-fazave e grupeve)