Saturday, July 27, 2024

(Video) Vllaznia-Real Madrid, më 20 tetor, ora 18:45, në “Loro Boriçi”. Trajneri Nikolin Leka, flet për shortin dhe premton surpriza nga Vllaznia

Lexo

Vllaznia në futboll për femra ka mësuar ditën e djeshme shortin për ndeshjet në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, ku skuadra kuqeblu do të luajë në grupin e A përkrah tre emrave të mëdhenj të futbollit botëror, Real Madrid, Çelsi dhe PSG. Trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, teksa komenton përbërjen e grupit, edhe pse përballë ka kundërshtarë të fortë, shprehet se Vllaznia mund të ketë surpriza, të paktën për ndeshjet që do të luhen në “Loro Boriçi”.

Ndër të tjera, trajneri Leka e konsideron praninë e Vllaznisë në ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampioneve, edhe si një promovim të Shkodrës në arenën ndërkombëtare. Për trajnerin Leka, tifozëria shkodrane vazhdon të jetë lojtari i 12-të i Vllaznisë, ku ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, pritet t’i japë mbështetjen  duhur ekipit.

Në pritje të ndeshjes së parë të fazës nës grupe, Vllaznia-Real Madrid, skuadra kuqeblu po vijon përgatitjet, ndërkohë që do të konsumojë edhe ndeshjet e kampionatit shqiptar.

(Video) Trajneri i Vllaznisë FF, Nikolin Leka, flet për shortin e Ligës së Kampioneve të Europës-fazave e grupeve)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img