Monday, November 25, 2024

Rikthehet Kupa e Shqipërisë. Sot dhe nesër ndeshjet e dytë të turit të parë. Vemendja në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Flamurtari

Lexo

Kupa e Shqipërisë, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në vend pas Kampionatit Kombëtar të Superiores, rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet kthimit të turit të parë. Janë tetë ndeshje të grupit A dhe tetë të grupit B. Katër prej tyre, Dinamo-Butrinti,Bylisi-Pogradeci, Tërbuni-Lushnja dhe Teuta-Luzi luhen të martën, ndërkohë që të gjithë ndeshjet e tjera luhen të mërkurën, sipas këtij kalendari:

GRUPI A- Vllaznia-Flamurtari, Partizani-Oriku,Tirana-Veleçiku,Vora-Kastrioti, Korabi-Besa

GRUPI B- Kukësi-Labëria, Egnatia-Shkumbini, Skënderbeu-Maliqi, Erzeni-Turbina, Apolonia-Besëlidhja, Tomori-Burreli.

Padiskutim që të gjithë çiftet në fjalë kanë rëndësinë e tyre, por ndër to, përballja e “Loro Boriçit”, mes Vllaznisë dhe Flamurtarit pritet të jetë shumë e dyluftuar.

Edhe pse janë në pozita të kundërta, Vllaznia në Superiore dhe fituese dy herë radhazi e edicioneve të fundit, dhe Flamurtari aktualisht në kategorinë e parë, vetë emrat dhe tradita që përfaqësojnë klubet në fjalë, e bën interesante këtë ballafaqim.

Por, jo vetem kaq, sepse edhe rezultati 2-1 në favor të Flamurtarit në ndeshjen e parë luajtur dy javë më parë në Vlorë, e lë të hapur çështjen e kualifikimit për në turin e dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img