Tuesday, November 26, 2024

Vllaznia, fitore pa shkëlqim ndaj Bylisit. Të rëndësishme janë pikët, por skuadra duket se vazhdon të ketë probleme me oshilacionet gjatë lojës

Lexo

Vllaznia-Bylis  2-1

(Shënues: Marku 38′, Jonuzi 71′ / Kaçorri83′

E premte, 20 tetor 2022, ora 17:45, stadiumi “Loro Boriçi”- Shkodër

Vllaznia: Zogoviç, Bulatoviç, Gurishta, Smajli, Marku, Kruja, Juriç, Mala, Alivoda, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Mirel Josa

Bylis: Teqja, Trumci, Damcevski, Qoshku, Lorran, Macolli, Janku, Perreira Da Silva, Kacorri, Lajthia, Beji.
Trajner: Arian Bellai

Gjyqtarë: Adrian Beqiraj, Rejdi Zajimi, Rexhep Muzhaqi. I katërt, Klodjan Prenga.

VAR Kridens Meta-AVAR Mario Shazivari

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa kanë dalë fitues në sfidën e javës së nëntë të Abissnet Superiore, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

90-të minutat e kësaj ndeshje, duke i shtuar edhe pesë të shtesës, janë mbyllur me rezultatin 2 me 1 në favor të Vllaznisë. Kuqeblutë i janë falur dy golave të shënuar ngra Marku dhe Jonuzi, i pari në minutën e 38-të të pjesës së parë dhe i dyti në të 71-tën.

Goli i shënuar nga miqtë me autor Kaçorrin në minutën e 83-të ka rihapur takimin, madje në minutat shtesë duke e futur atë në momente tensioni dhe dramaciteti. Kjo, për faktin se në një prej kundrasulmeve të skuadrës ballshiote, ato kanë pretenduar për penallti. Por, i këtij mendimi nuk ka qënë arbitri kryesor Adrian Beqiraj nga Tirana, por edhe bashkëqytetari i tij, Kridenc Meta në sistemin VAR.

Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se Vllaznia nuk është se ka dhënë më të mirën e saj në këtë ndeshje. Kjo është parë kur miqtë nga Ballshi, që në fillim të takimit janë shfaqur me një qarkullim të shpejtë dhe të saktë të topit, shoqëruar edhe me disa sulme radhazi duke e vënë në vështirësi serioze kuqeblutë. Ritëm ky, që pavarësisht dy golave të pësuar, i ka shoqëruar ato edhe në pjesën tjetër të ndeshjes.

Ndonëse pa shkëlqimin e duhur, formacioni i Josës ka arritur ta mbyllë ndeshjen me fitore me rezultatin 2 me 1, që gjithësesi i duhet akoma punë për të korigjuar defektet që konstatohen në radhët e skuadrës,

Megjithatë më e rëndësishme ishte marrja e tre pikëve. Pikë këto që janë një garanci dhe moral më shumë për të patur një Vllazni edhe më kërkuese në javët në vazhdim, me piksynimin dhe objektivin për të qënë një nga pretendendentet kryesorë për titullin kampion.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img