Saturday, July 27, 2024

Volejboll femra-Vjen fitorja e parë e Vllaznisë. Mund në transfertë Lushnjen, 1-3

Lexo

Lushnja-Vllaznia  1-3

(26-24, 20-25, 17-25, 19-25)

Lushnja: Rexhina Sinani, Jola Blloku, Fatbardha Picaku, Griselda Uruçi, Alesja Arapi, Seneriada Sharka, Briselda Hasanaj, Arbina Sema, Erina Kuqi, Arjana Muço, Vasilika Gjika, Evangjeli Gjërmeni, Emirjeta Gjyliu. Trajner: Erilda Allkanjari

Vllaznia: Paola Gjyshja, Klea Miloti,  Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Sarah Beci, Liridona Kodra,  Hanna Kniazeva, Dayra Cauramchyk, Liubov Pronina, Sara Malaj. Trajner: Besnik Lisha

Gjyqtarë: Roland Mujo, Enri Zenullari

Java e katërt e Kampionatit Kombëtar të Superligës së volejbollit femra e vendosi Vllazninë të luajë në transfertë përballë Lushnjes. Ndeshje kjo që në fakt nuk u zhvillua në qytetin e Lushnjes, sepse për arsye të mungesës së një pallati sporti, sfida në fjalë u zhvillua pasditen e djeshme në sallën sportive të Farkës në Tiranë.

E ardhur pas tre humbjeve radhazi, me Partizanin, Skëndërbeun dhe Tiranën, për Vllazninë ishte momenti i duhur për të shijuar fitoren e parë në kampionat.

Por, edhe pse kishte përballë një ekip modest, humbja e setit të parë me shifrat 26-24 krijoi përshtypjen se Vllaznia do ta kishte të vështirë në këtë përballje lushnjare. Por, ndërhyrja e teknikut Lisha duke shkundur skuadrën, bëri që seti i dytë dhe në vazhdim të prezantojë në fushë një Vllazni të kompletuar me të gjitha kërkesat e duhura.

Me një përkujdesje të mirëfilltë në kapjen e topit të parë, organizim dhe shutime të forta në rrjetë, shoqëruar edhe më një mbrojtje solide, vijnë menjëherë rezultatet pozitive duke filluar me setin e dytë që fitohet me shifrat 20-25, për të vijuar më pas edhe me dy setet e tjera që fitohen edhe më lehtësisht me shifrat 17-25 dhe 19-25.

Kësisoj, me rezultatin 1-3, Vllaznia arrin më së fundmi të shijojë fitoren e parë në kampionat. Një fitore, e cila mund dhe duhet të shërbejë për mirë në kampin kuqeblu për të vijuar me rezultate pozitive në javët në vazhdim.

Humbja e tre ndeshjeve të para përballë rivaleve për titull, e bën paksa të vështirë kapjen e vendit të parë dhe realizimin e atij objektivi për trofe që drejtuesit e kanë shpalosur në pragfillimin e sezonit. Por, megjithatë, nëse gjërat dhe disa probleme organizative të shfaqura kohët e fundit brenda skuadrës normalizohen në mënyrën e duhur, asgjë nuk është e pamundur. Kampionati është i gjatë, mjafton që në përballjet direkte të fazës së dytë Vllaznia të sfidojë rivalët, atëherë mund të vijë edhe momenti i duhur i përmbyses së dëshiruar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img