Monday, November 25, 2024

(Video) Vllaznia e femrave, gati për sfidën e mbrëmjes së sotme me Çelsin. Atmosferë entuziaste në kampin kuqeblu

Lexo

Pas përballjes me Real Madrid një javë më parë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, 9 herë kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, sot do të luajë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve të Europës.

Përballë do të ketë, një emër potent, si Çelsi, i cili ka bërë histori, jo vetëm në futbollin e meshkujve, por edhe në atë të femrave. Ndonëse diferencat, janë të dukshme në favor të skuadrës londineze, në kampin shkodran ka optimizëm.

Ndeshja në fjalë do të luhet në  stadiumin “Kingsmeadow”, duke filluar nga ora lokale 20:00 dhe 21:00 me orën e Shqipërisë dhe pritet të ketë një pjesëmarrje të gjërë të tifozërisë shqiptare, mes të cilëve natyrisht që do të spikasin ato shkodranë. Madje, një pjesë e mirë e tyre kanë asistuar që në mbërritje të skuadrës në Londër, si dhe gjatë zhvillimit të seancës stërvitore të zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Kingsmeadow” ku do të luhet ndeshja.

Pasi ka parë edhe gjendjen aktuale të futbollisteve që ka në dispozicion, tekniku i parë i skuadrës kuqeblu, Nikolin Leka, ka përcaktuar edhe emrat e futbollisteve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

(Video) Video e plotë e mbërritjes së Vllaznisë FF në stadiumim “Kingsmeadow”, dhe zhvillimi i seancës stërvitore

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img