(Video) Çelsi-Vllaznia, sot ora 20:00, shqiptarët pritet të “pushtojnë” stadiumin “Kingsmeadow” Kingston të Londrës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia në futboll për femra do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë të fazës së grupeve-Liga e Kampioneve të Europës. Vajzat kuqeblu janë mysafire në Londër për të luajtur ndaj Çelësit vendas, një kundërshtar që konsiderohet më i forti i grupit.

Ndeshja është programuar të luhet në stadiumin  “Kingsmeadow”, duke filluar në orën 20:00, ora e Anglisë dhe 21:00 me orën e Shqipërisë. Një stadium që pritet të jetë i dominuar nga tifozëria shqiptare. Të paktën, kështu janë të dhënat e para të dala nga grupi organizator i komunitetit shqiptar që jeton në Angli, sipas të cilëve janë marrë të gjitha masat për ta veshur kuqeblu dhe kuqezi mjedisin e “Kingsmeadow”.

Sinjalet për një mbështetje të tillë u dhanë që në mbërritjen e delegacionit sportiv shkodran, ku në aeroportin e Londrës kishin dalë shumë shqiptarë për të pritur vajzat kampione të Shqipërisë.

Të shumtë ishin pjesëtarët e konunitetit shqiptar edhe gjatë minutazhit që skuadra kuqeblu kishte në dispozicion për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore anti-Celësi në stadiumin ku do të luhet ndeshja, “Kingsmeadow”.

Në mes tyre, është edhe treshja e njohur shkodrane, Enkelejd Omi, Nderim Grabolli(Nero Dobraçiani) dhe Art Kaca, të cilët janë marrë me organizimin e grupimit të tifozëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve do të jenë shkodranë, por edhe nga rrethet e tjerë të Shqipërisë

Paraprakisht, me dëshirën e mirë të përcjelljes së emocioneve pozitive dhe rritjes së moralit për të dhënë më të mirën në ndeshjen zyrtare të darkës, ato i kanë dorëzuar skuadrës kuqeblu një kupë simbolike, të cilën e ka marrë në dorëzim, kapitenia e ekipit Esmeralda Franja.

(Vido) Tifozëria shkodrane i dorëzon futbollisteve shkodrane një kupë simbolike për arritjet në futbollin e femrave)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img