Tuesday, November 26, 2024

Derbi i Prefekturës së Durrësit, mbyllet në barazim, 1-1

Lexo

Erzeni-Kastrioti 1-1(Shënues: Nonato 56′ / Greca 7′)

Erzeni: Xhika, Krasniqi, Sadiki, Enk, Osmanllari; Kriviçiç, Mehmeti, Asani, Kahrimanoviç; Nonato, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.

Kastrioti: Sali; Rami, A. Selmani, Stojanoviç, Kodra; Hasani, Karakaçi, Onanuga; Greca, Morbek, Zogaj. Trajner: Emiljano Çela.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Edlir Malo. I katërt: Klodian Shahini (Durrës)

VAR Enea Jorgji-AVAR Emanuela Rusta

Një tjetër barazim, por këtë radhë me gola është regjistruar në javën e 11-të të Abissnet Superiore. Nga 0-0 në “Adush Muça” me duelin, Bylis-Teuta, në 1-1 në sfidën tjetër të së mërkurës, Erzeni-Kastrioti.

Shijakasit e drejtuar nga trajneri Xhevahir Kapllanai që vinin pas barazimit dramatik të minutës së 100-të, një javë më parë në “Loro Boriçi’, Vllaznia-Erzeni 2-2, nuk arritën të shfrytëzonin moralin e pikës në Shkodër për të marrë tre të tilla ndaj Kastriotit.

Madje, për ironi të fatit, kanë qënë miqtë nga Kruja që kanë arritur të shënojnë të parët në minutën e 7-të me anë të Grezës. Shijakasve i është dashur të djersinë shumë për të gjetur golin e barazimit, i cili del në dritë në minutën e 56-të me autor Nonato.

Edhe pse ka pasur minuta të mjaftueshme që skuadrat kundërshtare ta shfrytëzonin për një gol të dytë, rrjetat e Xhikës së Erzenit dhe Salit të Kastriotit, nuk janë prekur më.

Me këtë pikë, Erzeni shkon në kuotën e 17-të pikëve duke mbetur përkohësisht përsëri në vendin e tretë, por e rrezikuar nga Egnatia dhe Vllaznia, të cilat nëse fitojnë në ndeshjet e ditës së nesërme përballë Kukësit dhe Tiranës, e zbresin në vendin e pestë të renditjes.

Ndërkohë, Kastrioti i drejtuar nga tekniku Emiliano Çela, me pikën e marrë në barazimin e sotëm, shkon në kuotën e 14 pikëve, në një vend komod të mesit të tabelës së klasifikimit, por duke u kërcënuar nga Laçi dhe Kukësi, aktualisht në kuotën e 11 pikëve, por që kanë nga një ndeshje më pak, të cilën e luajtën nesër, respektivisht përballë Partizanit dhe Vllaznisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img