Monday, December 23, 2024

(Video) Paris-Presidenti i KFF Vllaznia Lazër Matija, firmos marrëveshjen me sponsorin gjeneral, kompaninë botërore ROKIT Group

Lexo

Pak ditë më parë në Shkodër, përmes një ceremonie të organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Borici”, Klubi i Futbollit Femra Vllaznia prezantoi sponsorin gjeneral, kompaninë botërore ROKiT Group.

Ndërkohë, mesditën e sotme, në Paris, ku gjendet për të zhvilluar ndeshjen ndërkombëtare të Ligës së Kampioneve të Europës në fazën e grupeve përballë kampiones së Francës, PSG, KFF Vllaznia dhe përfaqësuesit e ROKiT Albania, kanë firmosur marrëveshjen e sponsorizimit.
Ceremonia e marrëveshjes në fjalë është organizuar në një nga mjediset kompaninë botërore ROKiT Group në Paris, me pjesëmarrjen e palës amerikane James Kendrick, drejtor i operacioneve, përfaqesuesi i Rokit Albania dhe drejtues i aksent marketing që afroi Rokit me Vlazninë, si dhe për KFF Vllaznia, Presidenti Lazër Matija.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe një përfaqësi e futbollisteve të Vllaznisë, menaxheri dhe videoanalisti i KFF Vllaznia, Oliver Matija si dhe Presidenti i KF Vllaznia të meshkujve, Alban Xhaferi..
Ekipi i Femrave të Vllaznisë në Futboll luan sot ndjeshjen e Champions League në Paris me një sponsor të ri në fanellë. Për herë të parë ekipi i Vllaznisë do të ketë mbështetjen e kompanisë botërore ROKiT Group. Disa orë para ndeshjes, presidenti i ekipit të futbollit të vajzave shkodrane, Lazër Matija ka firmosur marrëveshjen e sponsorizimit me përfaqësuesit e ROKiT Albania.
Kjo marrëveshje sponsorizimi e vendos ekipin e Vllaznisë mes ekipeve më të mëdha në botë që përfaqësohen në një kompeticion ndërkombëtar me mbështetjen e një kompanie globale siç është ROKiT.

ROKiT Group of Companies është themeluar nga Miliarderi Amerikan John Paul DeJoria dhe manjati britanik Jonathan Kendrick. John Paul DeJoria është një miliarder amerikan, themelues i “John Paul Michel”, “Patron Tequila” dhe shumë bizneseve inovative. Pasuria e tij aktuale është më shumë se 4 miliardë dollarë. Jonathan Kendrick është bashkëthemelues dhe Kryetar i Grupit të Kompanive ROKiT, me fokus të veçantë në idetë dhe bizneset inovative!
I shtrirë së fundimi në Shqipëri, ROKiT sjell në Shqipëri një teknologji inovatore të internetit Ëi-Fi për ambiente të jashtme. Projekti do të përfshijë ofrimin e shërbimeve të internetit në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Malin e Zi. Si pikënisja e tij është Tirana dhe veçanërisht studentët, të cilët tashmë mund të përfitojnë internet të shpejtë me çmime të lira. Qyteti i dytë në Shqipëri ku do të shtrihet projekti është pikërisht Shkodra.
ROKiT Albania, përveç ofrimit të rrjetit Ëi-Fi, është angazhuar të bashkëpunojë dhe të ndihmojë vajzat e suksesshme të K.F.F Vllaznia, përveç se financiarisht edhe në rritjen e imazhit dhe promovimit të emrit në arenën ndërkombëtare sportive. Kjo marrëveshje bashkëpunimi mes Vllazninë, vjen pas sponsorizimeve elitare që ROKiT ka pasur pasur në botë, si në Formula 1, Formula 4, BMË Motorrad, Handboll, apo edhe sportistë individualë. Mes sportistëve të mbështetur nga ROKiT është Ronnie O’Sullivan, kampioni legjendar i Snooker. Shpresojmë që mbështetja e ROKiT t’i sjellë edhe Vllaznisë po aq fat sa sporteve të tera ku është përfshirë kjo markë globale.
Në përfundim të ceremonisë zyrtare, James Kendrick, drejtor i operacioneve të komoanisë amerikane ROKIT si dhe Presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, dhanë prononcimet e tyre për median e pranishme.

(Video) Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së sponsorizimit në mes kompaniaë globale ROKiT, dhe KFF Vllaznia Shkodër.

Gaspër MARKU-Paris, 23 nëntor 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img