Lionel Messi arriti një tjetër moment historik kundër Holandës me fanellën e Argjentinës: duke shënuar me penallti për 2-0, ai arriti Gabriel Omar Batistuta për golat e shënuar në Kupën e Botës, dhjetë. ‘Pulce’, në Botërorin e tij të pestë, është gjithnjë e më shumë futbollisti argjentinas me më shumë ndeshje të luajtura në fazën finale (24 kundër Diego Armando Maradona 21) dhe kundër portokallinjve ai ka kaluar një tjetër rekord të vendosur nga idhulli i tij i fëmijërisë, 17 ndeshje si kapiteni në Kupën e Botës, edhe më mirë se meksikani Rafa Marquez (15), Dino Zoff (14) dhe Paolo Maldini e gjermani Philipp Lahm, të dy me 13.
Kapiteni i Albiceleste u bë gjithashtu lojtari me më shumë asistime – pesë – në fazat me eliminim direkt të Kupës së Botës që nga viti 1966, duke tejkaluar katër të Pelé. Sulmuesi i PSG-së ka arritur numrin 17 mes golave dhe asistimeve në Kupën e Botës, përsëri që nga viti 1966, dhe është i dyti në këtë renditje të veçantë, ku Miroslav Klose, Ronaldo dhe Gerd Muller janë përpara me 19.
Për Messin ishte edhe ndeshja numër 1001 në karrierën e tij 18-vjeçare, me 790 gola dhe 349 asistime të shërbyera për shokët e tij. Më në detaje regjistrojmë 779 ndeshje dhe 673 gola me Barçën, 53 ndeshje dhe 23 gola me PSG dhe 170 ndeshje dhe 95 gola me Argjentinën. Ndërkohë, referuar përballjes me Holandën për çerekfinalen e Kupës së Botës, kapiteni i Argjentinës ka ankesa për gjykimin e ndeshjes nga arbitri spanjoll Mateu Lahoz. “E keni parë të gjithë. FIFA duhet te mendojë për këtë, nuk mund të dërgojnë një arbitër të tillë për këto ndeshje, nuk mund të vendosin një arbitri që nuk është në lartësinë e detyrës”, tha Mesi për arbitrin Lahoz, i cili në këtë ndeshje ka nxjerrë 14 kartonë të verdhë mes kohës së rregullt dhe shtesës, plus dy të tjerë gjatë gjuajtjes së penalltive duke penalizuar 7 lojtarë argjentinas, përveç Ëalter Samuel dhe Lionel Scaloni.