Friday, May 17, 2024

Argjentina në gjysmëfinale, fiton me penallti ndaj Holandës

Lexo

Argjentina ka arritur të mposht Holandën pas gjuajtjeve të penalltive, pasi loja e rregullt u mbyll 2-2, në një ndeshje të bukur dhe dramatike.

Pas një fillimi jo të fortë dhe me raste, pas minutës së 30-të ndeshja u hap me raste.

Fillimisht provoi Rodrigo de Paul në minutën e 33-të, me një gjuajtje nga distanca, por Andries Noppert ishte në vend. Pas dy minutash u zhbllokua ndeshja, kur Lionel Messi asistoi bukur te Nehuel Molina, i cili i vetëm me portierin shënoi për 1-0. Pjesa e parë nuk solli raste të tjera, edhe pse holandezët kishin posedimin.

Në fillimin e pjesës së dytë, sërish holandezët kishin më shumë nga loja, por rastet mungonin. Messi tentoi me një goditje dënimi në minutën e 63-të, por topi shkoi pak mbi portë.

Zhvillohej minuta e 71-të, kur Denzel Dumfries pengoi në zonë Marcos Acunan dhe gjyqtari Antonio Mateu Lahoz tregoi te pika e bardhë. Nga penalltia i saktë ishte Leo Messi që shënoi për 2-0. Ky është goli i katërt i argjentinasit në këtë kampionat botëror.

Në minutën e 83-të, erdhi goli që e hapi ndeshjen, kur Steven Berghuis harkoi në zonë, duke e gjetur Wout Weghorst që me kokë shënoi për 2-1.Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në minutën e 11-të shtesë, Weghorst sërish shënoi pas një aksioni të bukur të holandezëve për 2-2.

Ndeshja u vendos në penallti, kur më të saktë ishin argjentinasit që luajnë në gjysmëfinale ndaj Kroacisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img