Sunday, November 24, 2024

Post Tirana, analiza e teknikut kuqeblu, Thomas Bardariç në RTSH Sport

Lexo

Kuqeblutë barazuan dje me Tiranën 1 me 1, ndeshje e zhvilluar kjo në stadiumin “Selman Stermasi” në kuadrin e javës së 12-të të kategorisë Superiore. Me 26 pikët e grumbulluar skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç renditet e para duke mbyllur kështu vitin kalendarik 2020 si “kampione dimri”. Analizën e kësaj ndeshje, si dhe përgjithësisht edhe ecurinë e Vllaznisë në pjesën e parë të sezonit 2020-2021 e bëri  tekniku kuqeblu Brdaric në studion e RTSH Sport ku ishte i ftuar në emisionin Rubrika Sportive drejtuar nga Hygerta Sako.

“Ka shumë arsye që ne ndodhemi në këto nivele, por njëra prej tyre, që dua të theksoj është puna e madhe, fakti që shijojmë atë që bëjmë”, ishte përgjigja lidhur me çelësin e suksesit në arritjen e rezultateve pozitive  të kësaj periudhe tek Vllaznie. Ndrsa, duke folur për arbitrimi në Shqipëri, Brdariç tha se “ nuk dua të bëj krahasime me vendet e tjera, por natyrisht ata ndikojnë me vendimet e tyre, ndërkohë që duhet ti respektojmë këto vendime, pavarësisht se si janë marrë, nëse kanë qënë të drejta ose jo”.

Sa i përket ecurisë së lojës, njëshi i pankinës kuqeblu, tha: “Nëse je në disavantazh dhe rikthehesh në ndeshje, duhet të kënaqesh dhe me barazim. Sot mund ti merrnim ne tri pikët i kishim mundësitë, por në fund pajtohemime rezultatin. Jam ok me analizën që u bë këtu në studio. Unë u kam thënë lojtarëve të mi që duhet të vazhdojmë përpara me parimet tona. Unë kam besim dhe këtë e treguam kur ishim 0-1. Duhet të punojmë më mirë me disa detaje. Më vjen keq që nuk shënuam, por e rëndësishme është që ndodhemi në një pozicion të mirë. Ne luajtëm më mirë, kemi rezultate të mira që nga fillimi, shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

I pyetur për merkaton, ai tha se do ketë lojtarë që do largohen, pasi kanë luajtur pak, por duke pranuar që do bëjmë përforcime. “Do kërkojmë të përforcohemi aty ku mendojmë se kemi nevojë. Sigurisht që nuk do jetë e lehtë, por ne do të përpiqemi të bëjmë punën tonë”, nënvizoi Brdariç.

Ndërsa për sa i përket kartonit të kuq të dhënë në dëm të futbollistit bardheblu, Torras, ai tha:”Ka një shtyrje me këmbë nga ana e lojtarit, por nuk mendoj se ishte kaq e rëndë”.

Në vijim, ai vlerësoi Laçin dhe Partizani, si dy skuadra që duhet të merren seriozisht, pasi ndodhen në pjesën e sipërme të klasifikimit dhe kanë lojtarë me cilësi.

Në mbyllje, i pyetur nga moderatorja e emisionit, Hygerta Sako, për të zbuluar ndonjë emër nga merkato e janarit, apo se cilin lojtar do të preferonte të merrte te Vllaznia, ai u përgjigj me diplomaci: ”Jam shumë i lumtur me lojtarët e mi, më besoni. Çdo skuadër ka 3-4 lojtarë, që mund të luajnë në skuadrat e tjera”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img