Sunday, October 13, 2024

Superiore-Vllaznia, “kampione e dimrit” nën gjykimin e ish kapitenit kuqeblu, Elvin Beqiri

Lexo

Viti 2020 është mbyllur në mënyrën më të mirë nga ana e Vllaznisë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç janë të parët në tabelën e klasifikimit të kategorisë Superiore me 26 pikë duke u kurorëzuar “kampion të dimrit”. Një paraqitje kjo që nuk ishte parë prej një dekade në radhët e kuqebluve, që natyrisht ka bërë krenar çdo shkodran. Po si e ka përjetuar këtë sukses të Vllaznisë njëri prej futbollistëve më të spikatur të kuqebluve në vite, ish kapiteni i kësaj skuadre, por edhe ish futbollisti kuqezi dhe sot trajneri i kombëtares U-17, Elvin Beqiri.

Të ndjekim prononcimin e dhënë nga ai, në ditën e fundit të vitit 2020, pikërisht një ditë më pas që Vllaznia mori titulin simbolik, “kampione e dimrit”.

Sigurisht që rezultatet kanë qënë shumë më lart se sa e kemi prit ecurinë e Vllaznisë. Jo se nuk kemi pasë besim se nuk do të kishim pasë rezultate, por rezultatet e deritanishme kanë qënë jashtë pritshmërive, jo vetem për mua, por për të gjithë tifozët dhe opinionin në mbarë vendin. Mendoj që të kemi përsëri ecuri të mirë në pjesën tjetër të kampionatit.

Në start, ndoshta pak kush e mendonte se mund të kishim një Vllazni të tillë me këto rezultate pozitive. Jo mendoni që Vllaznia e meriton këtë kryesim të kampionatit dhe këtë titull simbolik “kampion të dimrit”?

Patjetër që e ka meritu, sepse e ka shfaq në fushën e lojës me ato ndeshje që ka zhvillu, sigurisht edhe me ato kundërshtarë direkt që ka pasë. Ka prezantu lojra të bukura patjetër si dhe qëndrushmëri në lojrat e saj. Sigurisht që ka pasë edhe rezultate që nuk janë arritë, por gjithësesi, ajo që na ka ngrohë është ajo pjesa e lojës që ka shfaqë ekipi që të lë me shpresë me mendu se do të ketë ecuri edhe në vazhdimësi.

Sipas jush, cili është çelësi i suksesit të kësaj Vllaznie, e cila ka bërë për vete të gjithë fansat e saj?

Çelësi i suksesit mendoj se është në kompleks, duke fillu nga ofrimi i sponsorit Xhaferi për të vazhdu me stafin teknik me në krye trajnerin Brdariç, pastaj edhe me ofrimin e lojtarëve që mendoj se janë cilësorë, të cilët kanë shfaqë vlera. Pra, mendoj se kjo është pjesa e suksesit të ecurisë së Vllaznisë deri më tani.

Shumë shpejt vjen edhe pjesa tjetër e sezonit, dhe sipas informacionit, drejtuesit kanë projektuar merkato. Sipas jush, çfar i duhet kësaj Vllaznie për të përmirësuar ndonjë defekt në repartet e saj të lojës?

Nuk mund të hyjmë në detaje repartesh, ofrimesh, sepse ajo pjesë i takon stafit teknik, por unë mendoj, se në qoftëse do të hëhet ndonjë përforcim, them se në çdo repart do të ishte mirë të ofrohen lojtarë cilësorë në mënyrë që të ingranohen sa më shpejt me pjesën tjetër të ekipit, dhe të mos kenë problemet e e adaptimit me ekipin sepse kampionati do të fillojë shumë shpejt. Ndryshe nga vitet e tjera ku kanë pasë më shumë pushim dhe mundësi për të bërë një fazë përgatitore dhe për t’u ambientu me ekipin, tani do të kenë vetem pak ditë pushim duke mos pasë mundësi ekipet ta bëjnë një gjë të tillë. Kështu, që ofrimet, në qoftëse do të bëhen, duhet të jenë të kujdesshme për t’u ambientuar sa më shpejt me ekipin, në mënyrë që në fund, objektivi për pjesëmarrje në Kupat e Europës të arrihet. Por, nga ana tjetër, unë mendoj, se me atë çfar ka shfaqë ekipi deri më tani, duhet të jetë diçka edhe më lart.

Pas ndërrimit të viteve, me datë 9 janar ristarton kampionati dhe dueli i javës së parë të këtij viti vë përballë në stadiumin “Loro Boriçi” dy skuadrat më të mira të kampionatit, Vllazninë kryesuese “kampione dimri” dhe Teutën e vendit të dytë me 6 pikë më pak, skuadër e cila drejtohet nga trajneri shkodran, Edi Martini. Pra, një supersfidë që pritet me tepër interes nga opinioni sportiv, si e parashikon Beqiri këtë ndeshje?

Sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Vllazninë. Do të jetë një sfidë për veten e saj, por edhe për opnionin sportiv, për t’i treguar çdo ekipi që Vllaznia nuk është rastësisht në këtë pozicion. Sigurisht, edhe për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e ekipit, sepse do të ketë edhe ndeshje të tjera të vështira, dhe tani ekipi duhet të vazhdojë përformancën e mirë që ka bërë deri më tani. Mendoj se kjo është ajo më kryesorja, mos ta ulin ritmin, të vazhdojnë me të nëjtën dëshirë dhe entuziasëm, sepse me të vertetë ka pasë shumë entuziasem, jo vetem tek ekipi, por edhe në të gjithë qytetin me këto paraqitje të mira që ka ekipi deri më tani.

Profesor, sot është data 31 dhjetor, dita e fundit e këtij 2020, dhe në këtë moment të ndërrimit të viteve, do të ishte me interes një urim nga ana juaj për komunitetin në përgjithësi, dhe natyrisht sportistët, si dhe futbollin në veçanti.

Sigurisht që urimi im në radhë të parë është që të kemi shëndetin, kjo është më kryesorja, sepse kaluam një vit jo të lehtë për shkak të pandemisë. Shpresojmë që vitin tjetër të kemi sa më pak probleme të këtij lloji të pandemisë. I uroj shumë suksese të gjithë shkodranëve, por edhe të gjithë shqiptarëve, shëndet të plotë. Vllaznisë në veçanti, sepse me të vertetë ekipi i Vllaznisë po rigrihet, dhe kjo duket qartë. Të kenë dhe të realizojnë ëndërrën e çdo shkodrani, shpresojmë që titulli kampion këtë herë të jetë në Shkodër, dhe kjo mendoj se është ajo pjesa ma e gëzueshme që do të jetë për qytetin tonë. Shumë suksese, sa më pak strese, sa më pak probleme, dhe kjo është ajo pjesa që ne shpresojmë gjithmonë të kemi për qytetin e Shkodrës, por edhe për gjithë shqiptarët, jo vetem në Shqipëri, por anë e mbanë botës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img