Ndërkohë që opinion sportive mbarë botëror po pret me shumë emocion finalenm e ditës së dielë në mes Francës dhe Argjentinës, një tjetër finale luhet sot në ortën 16:00, ajo për vendin e tretë dhe të katërt në mes Kroacisë dhe Marokut.
Dy skuadrat takohen sërish pas disa ditësh teksa janë përballur në ditën e parë të fazës së grupeve duke barazuar 0-0. Skuadrës së Regraguit do t’i duhet të thyejë një tabu duke qenë se në 10 edicionet e fundit të kampionatit botëror finalja për vendin e 3-të është fituar gjithmonë nga një ekip evropian. Suksesi i fundit i një kombi nga një kontinent tjetër erdhi në vitin 1978 kur Brazili mundi Italinë 2-1.
Kroacia luan për herë të dytë në një finale të tillë, në vitin 1998 mundi Holandën 2-1. Nëse Maroku arrin të ruajë portën e pestë të pastër në turne, do të barazojë rekordet e Holandës (1974), Italisë (1990 dhe 2006), Brazilit (1994), Francës (1998), Gjermanisë (2002) dhe Spanjës (2010). Nëse Luka Modric luan, atëherë ai do të arrinte 7 paraqitje në një Kupë Botërore: vetëm portierët Peter Shilton (1990) dhe Dino Zoff (1982) kanë luajtur të njëjtin numër ndeshjesh në një edicion të vetëm pasi kanë mbushur 37 vjeç.
Ivan Perisic po ndjek golin e tij të 7-të në Kupën e Botës: nëse ia del mbanë ai do të bëhej golashënuesi më i mirë absolut i vendit të tij në kompeticion, duke u shkëputur nga Davor Suker.
KROACI-MAROK
Kroacia(4-2-3-1): Livakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Sosa; Modric, Kovacic; Pasalic, Majer, Perisic; Kramaric. Trajner: Dalic.
Maroku(4-3-3): Bounou; Hakimi, Dari, El Yamiq, Attiat-Allah; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal. Trajner: Regragui.