Kukësi spastrimet, largon tre lojtarë nga skuadra

Ky sezon nuk ka shkuar fare mirë për Kukësin deri tani. Verilindorët gjenden në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit duke qenë shumë larg objektivit minimal për kupat e Europës.

Drejtuesit kanë paralajmëruar se në janar do të ketë revolucion dhe sapo ka nisur. Futbollistët Tiago Ferreira, Layton Ndukwu dhe Jorgo Meksi nuk do të jenë më pjesë e Kukësit. Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kukësi tashmë bëhet gati për një merkato të zhurmshme në mënyrë që të rikthehet sa më shpejtë te rezultatet pozitive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu