Saturday, April 27, 2024

Çelsi bën goditjen e parë të janarit, afron në skuadër sulmuesin që do të zëvendësojë Brojën

Lexo

Çelsi ka nisur punën nga merkato dhe menjëherë kanë arritur të bind dy lojtarë të talentuar. I pari është sulmuesi 20-vjeçar David Datro Fofana, i cili aktivizohet te Molde. Ai pritet të zëvendësoje Armando brojën, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në miqësore dhe u detyrua të humbte sezonin.

Çelsi do t’i paguajë klubit norvegjez 12 milionë euro për kartonin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, i cili do të veshë bluzën e “Bluve” që nga janari.

Nga ana tjetër, klubi nga Londra ka siguruar dhe shërbimet e talentit brazilian, Andrei Santos. Gjithsesi mesfushori 18-vjeçar pritet të bashkohet me “Blutë” verën e ardhshme , kartoni i së cilit i kushtoi plot 20 milionë euro.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img