Zinedine Zidane, është emri shumë i lakuar i ditëve të fundit për të marrë drejtimin e skuadrave me emër. Ish futbollisti i njohur që ka fituar trofe si kapiten në klube dhe kombëtare, tashmë pritet të jetë në stolin e Juventusit.
Komentet e fundit mediatike e shohin shumë afër skuadrës juventine. Por me shumë mundësi e ardhmja e tij mund të jetë në krye të një ekipi kombëtar. Nëse hipoteza e Francës është e destinuar të zhduket, duke qenë se drejtuesit transalpinë kërkojnë një marrëveshje për rinovimin e Deschamps, Zidane mund të ulet në stolin e një kombëtareje të huaj: pas Portugalisë edhe Brazili ka vendosur të testojë terrenin.
Kombëtarja verdheartë është në kërkim të trashëgimtarit të Tite dhe ka evidentuar si kandidatin e duhur ish-trajnerin e Real Madrid. Federata kërkon një trajner të huaj pa kontratë, Zidane respekton në mënyrë perfekte kriteret e vendosura nga drejtuesit e lartë brazilian, por edhe Portugalia, përveç Murinjos, po mendon për francezin për të ardhmen e kombëtares.