Pjesën e parë të sezonit, Vllaznia e basketit për meshkuj kaloi një periudhë për tu harruar. Me vetëm një fitore dhe vendi i fundit në tabelën e klasifikimit, skuadra e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi u zhyt në një krizë totale rezultatesh.
Megjithatë, pak përpara fundit të vitit, është biznesmeni i njohur shkodran, Ardit Kraja, i spikatur për disa vite edhe në mbëshetjen e futbollit, i cili froi mbështetjen e tij financiare, pikërisht ajo që i kishte munguar kuqebluve të koshit.
Ndonëse, lëvizja në tabelë nuk pati efektin e duhur, lëvizja në lojën ishte e dukshme, aq sa Vllaznia arriti të fitonte në transfertë ndaj bardhebluve të Tiranës.
Por, ashtu siç kishte premtuar, stafi i zotit Kraja, vazhdoi mbështetjen edhe merkaton dimërore, duke vijuar të afrojë basketbollistë cilësorë, kryesisht të huaj. I fundit, është amerikani Eric Cooper Jr, i cili i është bashkuar sot skuadrës në proçesin stërvitor.
Informacioni në fjalë vjen nga faqja zyrtare e KB Vllaznia, në të cilin shkruhet: “Ekipi i basketbollit “Vllaznia “ njofton se ka arritur marreveshjen me basketbollistin amerikan Eric Cooper Jr . Cooper luan ne poziten 2-3 dhe do jete nje vlere e shtuar per ekipin e Vllaznise gjate fazes se mbetur te kampionatit.”
Nga sa bëhet e ditur, amerikani Cooper, pritet të jetë në lojë me skuadrën kuqeblu, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia do ta luajë ditën e premte kunder ekipit te Kamzes ne palestren sportive ne Kamez duke filluar nga ora 18:00.