Monday, May 6, 2024

Kupa e Shqipërisë-Mbyllen ndeshjet e para të Turit të Dytë, emocione pa fund në derbin, Erzeni-Teuta

Lexo

Me tre ndeshjet e sotme, Apolonia-Kukësi, Skënderbeu-Egnatia, Erzeni-Teuta, është mbyllur cikli i parë i turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Në stadiumin “Loni Papuçiu”, fierakët e kategorisë së parë kanë ndalur me një barazim pa gola Kukësn e Superiores, ku përpos rasteve në të dyja portat respektive, rezultati përfundimtar do të ishte 0-0.

Pranë një barazimi të mundshëm ishte edhe skuadra tjetër e kategorisë së parë, Skënderbeu i Korçës, i cili luante në shtëpi, por minuta e fundit e kohë2s shtesë, e 95-ta ka rezultuar fatale për vendasit, pasi rrogozhinasit kanë shënuar me anë të blerjes së tyre më të re, Paulauskas, duke i dhënë fitores Egnatias me rezultatin 0-1.

Erzeni-Teuta, ka qënë ndeshja e fundit e ditës së sotme, dhe e fundit e krejt takimeve të para të turit të dytë të Kupës. Një derbi, që ashtu siç u parashikua përpara ndeshjes, prodhoi luftë të fortë sportive dhe emocione pa fund. Protogonisti i kësaj ndeshje ishte Dejvid Kapllani, djali i trajnerit shijakas, Xhevahir Kapllani me dy gola të njëpasnjëshëm në harkun kohor të pesë minutave. Fillimisht, në minutën e 90-të shënon në portën e Teutës duke i dhënë Erzenit avantazhin e përkohshëm, 1-0. Por, pesë minuta më vonë, në të 95-tën, një devijim i pavullnetshëm i një gjuajtje në zonën e portës së tij fikson barazimin 1-1.

Kështu, me dy barazime, 0-0 dhe 1-1, si dhe fitoren në transfeërtë të Egnatias në Korçë, mbyllen ballafaqimet e sotme të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku së bashku me pesë sfidat e tjera të ditës së djeshme, mbyllen cikli i parë i turit të dytë, për t’u rikthyer dy javë më pas me ndeshjet e kthimit që përcaktojnë ekipet kualifikuese.

 Rezultatet e ndeshjeve të para të turit të dytë-Kupa e Shqipërisë:

Dje

Bylis-Vllaznia 0-2, Dinamo-Kastrioti 1-3, Korabi-Partizani 1-3, Lushnja-Tirana 0-3, Tomori-Laçi 1-3.

Sot: Apolonia-Kukësi 0-0, Skënderbeu-Egnatia 0-0, Erzeni-Teuta 1-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img