Wednesday, November 27, 2024

Rikthehet edhe Kampionati i Femrave në futboll, çifte interesante këtë fundjavë

Lexo

Pas ndërprerjes së fundvitit si rrjedhojë e festave, këtë fundjavë rikthehet kampionati kombëtar i futbollit të femrave, për të luajtur ndeshjet e javës së shtatë. Në gjashtë duelet e kësaj jave spikasin përballjet Tirana-Juban Danja dhe Kinostudio-Partizani. Vajzat bardheblu ndodhen në vendin e pestë në kuotën e 13 pikëve dhe do të kenë përballë Jubanin që me 15 pikë mban vendin e tretë në klasifikim me pikë të barabarta me Apoloninë. Kjo e fundit, këtë javë pret shkodranet e AAS në Fier. Në Kamëz, do të luajë vendi i 6-të dhe i 7-të me Kinostudion që pret Partizanin, që luan edicionin e parë në kampionatin e femrave. Tirana AS udhëton në transfertën e Korҫës ku do të përballet me Skëndërbeun. Vllaznia kryesuese do të luajë të dielën në stadiumin “Reshit Rusi” përballë Teutës së vendit të dhjetë, një ndeshje që parashikohet e lehtë në letër për shkodranet. Interesant është dueli ndërmjet Lushnjës dhe Bilisht Sport, me të dy skuadrat që ndodhen në kuotën e 0 pikëve dhe të shtunën në stadiumin “Roza Haxhiu” kanë mundësinë të marrin pikët e para për këtë sezon.

Kalendari i javës së shtatë:
E shtunë / Lushnja-Bilisht Sport ora 13:00
E shtunë / Tirana-Juban Danja ora 13:00
E shtunë / Skëndërbeu-Tirana AS ora 13:00
E shtunë / Apolonia-AAS ora 13:00
E diel / Kinostudio-Partizani ora 13:00
E diel / Vllaznia-Teuta ora 14:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img