Vllaznia-Skënderbeu 0-3
(15-25, 15-25, 14-25)
Vllaznia: Klodeta Zhivani, Paola Gjyshja, Klea Miloti, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Liridona Kodra, Sara Malaj, Daniale Kodra, Liridona Kodra. Trajner Dorjan Tafa
Skënderbeu: Paola Gjata, Okuhara, Ëlliams, Edona Kalludra, Ilva Naço, Haynie, Anxhela Mehmeti, Adma Mikopula, Emanuela Ramo, Nensi Miliku, Stejsi Suvaria. Trajner: Orlando Koja.
Gjyqtarë: Ardit Nurja, Enri Zguri. Sekretar: Luled Doniku
Vllaznia në Volejboll për femra, ka humbur ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë përballë skuadrës korçare, Skënderbeu. Ndeshja në fjalë është zhvilluar pasditen e së dieles në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe është fituar me rezultatin e pastër 0 me 3 nga Skënderbeu.
Megjithë përpjekjet e vajzave të reja të Vllaznisë, skuadra korçare, në përbërje të së cilës bëjnë pjesë tre volejbolliste të huaja, i ka fituar me lehtësi tre setet e kësaj ndeshje.
Në setin e parë, shifrat ishin 15 me 25 për mikeshat nga Korça. Me të njëjtin rezultat, 15-25 është mbyllur edhe seti i dytë duke e çuar në 0-2 avantazhin e seteve.
Ndërkohë, Vllaznia tenton të bëjë një kthesë në setin e tretë, por nuk ia arrin qëllimit duke bërë që edhe ky set të fitohet nga Skënderbeu me rezultatin 14-25 duke fituar kështu edhe të gjithë ndeshjen me shifrat 0-3.
Me këtë rezultat humbës në takimin e parë në Shkodër, Vllaznia do ta ketë të vështirë përmbysjen e ndeshjes së dytë në Korçë, gjë të cilën e pohon edhe vetë trajneri Dorjan Tafa.
Ndërkohë, trajneri i skuadrës mike, Orlando Koja, krahas fitores së skuadrës së tij e cila synon fitimin e trofeut, vlerëson edhe paraqitjen e mirë të 16 vjeçares shkodrane, Adma Mikopula, e cila këtë sezon luan me Skënderbeun.
Ndeshja e dytë gjysëmfinale e Kupës së Shqipërisë ku përcaktohet finalistja, luhet këtë fundjavë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës.
(Video) Ndeshja e plotë e volejbollit femra, Vllaznia-Skënderbeu, 0-3(Kupa e Shqipërisë)
Gaspër MARKU