Vllaznia-Kastrioti, nesër ora 17:00, në “Loro Boriçi”. Klubi kuqeblu nxjerr në treg biletat

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kuqeblutë e Vllaznisë janë gati për sfidën e javës së 23-të të Abissnet Superiore. Mesditën e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, ka konsumuar seancën e fundit stërvitore, ku ka projektuar emrat që do të hedhë nesër në fushë nga minuta e parë. Në aspektin organizativ, KF Vllaznia, ka nxjerrë në treg biletat për ndeshjen me krutanët, ndërkohë që ka publikuar edhe njoftimin zyrtar, në të cilin thuhet:

KF Vllaznia bën të ditur se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – KASTRIOTI, e vlefshme për javën e 23-të të Abissnet Superiore!

Ndeshja do të luhet, ditën e shtunë, dt. 25 Shkurt 2023, ora 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Biletat shiten tek:

– Biletaria e Stadiumit:

E Premte, dt. 24 Shkurt 2023

  • Ora 10.00 – 18.00

E Shtunë, dt. 25 Shkurt 2023

  • Ora 10.00 – 20.00

Në Shkodër:

  • Dyqanit UNIVERSAL

(Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”)

E premte, dt. 24 Shkurt 2023 – E Shtunë, dt. 25 Shkurt 2023

Ora 10.00 – 20.00

  • Tek Market VLLAZNIA

(Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil)

Në Koplik:

  • Tek VODAFONE SHOP

(në Qendër të qytetit të Koplikut)

ONLINE

  • Duke filluar nga dita e premte, dt. 24 Shkurt 2023, në linkun:

https://tinyurl.com/33rp7ëës

Forca Vllaznia!

Eja edhe Ti!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img