Spektakël golash në “Adush Muça”, Egnatia i merr 3 pikë Bylisit

Lexo

- Reklamë -spot_img

BYLIS 2-3 EGNATIA (47′ Lajthia, 87′ Trumçi  / 56′ Xhekson, 63′ Duamena, 83′ Atanda)

Egnatia ka fituar në transfertë me shifrat 2-3 ndaj Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Pjesa e parë nuk kishte shumë raste dhe u mbyll pa gola.

45-minutat e dyta ishin një spektakël golash në “Adush Muça” ku u shënuan plot 5 gola. Fillimisht ishte Lajthia që shënoi në të 47′ për Bylisin. Por Damcevski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në të 54′ dhe i dha një penallti Egnatias, nga ku Xhekson vendosi barazpeshën.

Rrogozhinasit shënuan përsëri në 63’ me Duamenën. Në minutën e 83’ Atanda shënoi golin e tretë për ekipin duke bërë që të shpërthente festa. Kur u mendua se llogaritë e kësaj sfide u mbyllën do të shënohej edhe goli i 5-të. Këtë herë ballshiotët shënuan golin e dytë me Trumçin në minutën e 87-të.

Me këtë fitore Egnatia ruan vendin e 4 por shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylisi zbret në renditje, përkatësisht në vendin e 9- të me 26 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img