Friday, April 26, 2024

Kukësi, sfidon Partizanin. Fitore mbijetese për verilindorët, të kuqtë rrezikojnë vendin e dytë

Lexo

Kukësi-Partizani 1-0(Shënues: Gj. Taipi 22′)

Kuksianët e drejtuar nga trajneri i tyre, Rraman Hallaçi, kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme teksa mundën sot Partizanin e vendit të dytë. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Kukës Arena” ishte shumë e rëndësishme për të dy ekipet, vendasit në luftë për mbijetesen dhe miqtë nga Tirana në cilësinë e pretendentit për titull.

Goli i avantazhit për kuksianët që ishte edhe i vetmi që vendosi fatin e takimit u shënua nga kapiteni Gjelbrim Taipi në minutën e 22’ përmes një roveshatë karakteristike të tij.

Me avantazhin 1-0 për vendasit u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, lufta sportive ishte edhe më e fortë. Dhe, për këtë meritë ka Partizani që këmbëngul më tepër për të gjetur golin e barazimit. Por, nga ana tjetër, verilindorët tregohen të kujdesshëm në veprimet mbrojtëse, madhe edhe arrijnë të kundrasulmojnë rrezikshëm në kërkim të golin të qëtësisë, kun ë fakt ishin afër tij.

Në mbyllje, fitore për Kukësin, i cili me këtë tre pikësh krijon një farë qetësie të përkohshme, pasi shkon në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Partizani vazhdon në vendin e dytë me 37 pikë, por që të përmbyset nëse nesër, Vllaznia fiton ndaj Kastriotit dhe ia merr vendin e dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img