Saturday, August 23, 2025

Prag Polonia, kombëtarja kuqezi vijon përgatitjet në ditën e katërt të grumbullimit për sfidën e parë të kualifikuesve ndaj Polonisë

Lexo

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e parë të kualifikuesve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet më 27 mars në Varshavë. Grupi kuqezi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e katërt të grumbullimit, me përgatitjet që po bëhen në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Skuadra sot ka qenë e ndarë në dy pjesë, duke alternuar punën në palestër me stërvitjen në fushë, duke qenë se edhe sot në program janë dy seanca stërvitore. Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar gjithë kohës me situata të ndryshme loje dhe me përgatitje taktike. I gjithë grupi është shfaqur në formë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë prej 23 të grumbulluarve.

Atmosfera është shumë pozitive dhe ka optimizëm për startin pozitiv të kualifikueseve të Europianit. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Shqipëri deri të dielën, për të udhëtuar më pas drejt Varshavës, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img