Saturday, November 23, 2024

Përqëndrim maksimal për ndeshjen ndaj Polonisë. Kombëtarja, stërvitje me dyer të mbyllura

Lexo

Kuqezinjtë tanë vijojnë përgatitjet për sfidën që ato do të luajnë të hënën e ardhshme me Poloninë ne Varshavë. Ajo çfar tërheq më shumë vemendjen se trajneri Sylvinho dhe stafi i tij kanë kanë preferuar të punojnë me dyer të mbyllura. Edhe pse fillimisht ishte programuar që në seancën e parë stërvitore të ditës së sotme, mediat të ishin të pranishme gjatë 15 minuave të para, trajneri dhe stafi kanë vendosur që të fokusohen tërësisht te puna edhe në aspektin taktik pasi koha nuk premton dhe ekipi duhet të ushtrohet sa më shumë me skemën e re që do të rikthejë 4 lojtarë në mbrojtje për t’i dhënë sa më shumë siguri repartit të tërhequr.

Nga sa mësohet, një vendim i tillë i trajnerit Sylvinho për të mbyllur cdo kanal komunikimi me mediat e ka marrë edhe kolegu i Sylvinho-s, portugezi Santos me Poloninë, i cili nuk ka lejuar që lojtarët të prononcohen gjatë kësaj jave ndërsa në oprag të ndeshjeve me Çekinë dhe Shqipërinë, nuk ka lejuar asnjë media në kompleksin stërvitor.

Sipas asaj që po punohet në procession stërvitor, dilemat më të mëdha për teknikun kuqezi janë në mesfushë dhe sulm pasi në mbrojtje zgjedhjet janë të kufizuara. Në portë gjithashtu Berisha mbetet favorit ndërsa emri i vetëm i sigurt në sulm është Myrto Uzuni. Sylvinho ka zgjedhje të bollshme në repartin e avancuar ku Asani, Seferi apo Cikalleshi mbeten në garë me njëri tjetrin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img