Saturday, May 18, 2024

E paralajmëroi Veriu Sport, Ardit Mani, zyrtarisht vidioanalisti i ri i KF Vllaznia

Lexo

Pas emërimit në krye të pankinës kuqeblu të trajnerit Auron Miloti, KF Vllaznia ka bërë edhe një lëvizje tjetër duke plotësuar stafin edhe me vidioanalistin, Ardit Mani.

Një lëvizje të tillë, Veriu Sport, i parapriu që në tetorin e vitit të kaluar, atëherë kur drejtuesit e klubit shkodran shfaqën interes për Manin, i cili krahas diplomimit në kursin e videoanalistit të organizuar nga FSHF, ka një përvojë 10-vjeçare si trajner futbolli, mësues i edukimit fizik dhe drejtues i Akademisë Futbollit Shpresa, si dhe sezonin e fundit duke shërbyer si videoanalist pranë KF Tërbuni të Pukës.

Përpos të tjerave, falë njohurive të tija në fushën e futbollit, Ardit Mani, ka qënë shumë aktiv me analizat e tij pranë studiove televizive sportive të qytetit të Shkodrës. Pikërisht, për vlerat e tij në analizën teknike dhe taktike të ndeshjeve të ekipeve të Vllaznisë, së fundmi, Mani, ishte i preferuari i emisionit Studio Sport në RTSH Shkodra, ku evidentoi me shumë saktësi rendimentin e secilit futbollist shoqëruar me tabelat grafike.

Me vënien në shfrytëzim të rolit të vidioanalistit sportiv, për trajnerin e parë Auron Miloti dhe stafin e tij teknik, do të jetë një mundësi më shumë për të analizuar në detaje ecurinë dhe kontributin real që çdo pjesëtar i skuadrës kuqeblu do të japë në fushën e lojës.

Fillimisht, si ish futbollist, pasionin për futbollin, Mani e vijoi në rolin e trajnerit, ku edhe është i licensuar me licensat e trajnerit C, B-UEFA. Eksperienca e tij e punës si trajner nis në vitin 2008  pranë ekipeve të moshave të Akademisë së Futbollit Shpresa-Shkodër, Akademi të cilën e ka formuar dhe e administron vetë personalisht. Ndërkohë që, në vijim ka kryer trajnime të ndryshme me Kurse shtese në fushën e futbollit, brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img