Kapllani:”E filluam keq lojën, Vllaznia e meritoi fitoren”

Erzeni është mposhtur nga Vllaznia me rezultatin 3-1 duke bërë një hap pas në luftën për nëj vend në Kupat e Europës. Pas ndeshjes, trajneri Kapllani u shpreh:

Humbja? Problemi jonë është që vazhdojmë pësojmë gola shumë të evitueshëm. Mendoj që duhet të bëjmë shumë e shumë më tepër. E filluam keq lojën. E dorëzuam topin shumë shpejt. Mendoj që ndihet shumë edhe mungesa e dy stoperave Krasniqi dhe Sadiku. Nuk e di kur do vijnë të na rikthehen përsëri. Vllaznia e meritoi fitoren. Kishte një marsh më tepër, edhe nga trajneri. Hymë në lojë tek 2-1. Mund të bënim më tepër.

Golat nuk erdhën nga krahët por në qendër, si i pari i Markut që është bosh farë para zonës, godet topin pa problem fare. Edhe i dyti i Latifit, lëviz lirshëm mes 2 lojtarëve tonë dhe godet portën vetëm fare. Kjo ndeshje iku tani të shohim para, pasi fillon numërimi mbrapsh. Nuk na lejohen gabimet.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu