Sedloski:”Falenderoj lojtarët e mi, kishim vetëm 3 ditë stërvitje, bisedat për titull janë larg”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Goce Sedloski debuton me fitore te Vllaznia duke mposhtur Erzenin me rezultatin 3-1 në “Loro Boriçi”. Në këtë mënyrë Vllaznia konsolidon pozitat për një vend në kupat e Europës. Pas ndeshjes, trajneri maqedonas u shpreh për Oversport:

“Falenderoj lojtarët e mi, kishim vetëm 3 ditë trajnim. Kemi bashkëpunuar, kemi njohur njëri-tjetrin dhe atë që kemi bërë këto ditë e treguam në fushë. Nuk është e lehtë të njohësh ekipin për 3 ditë e të bësh mirë por unë kam besuar te ata. Kemi patur raste ku mund të vinte edhe goli i katërt por kemi luajtur mirë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Përshëndes lojtarët e mi për atë që treguan në fushë dhe tifozët që ishin lojtari i 12 i ekipit. Dua të falenderoj kudnërshtarët për lojën e bukur që zhvilluan. Në pjesën e parë nuk patën shanse por në të dytën i patën disa.

Objektivi kampion? Nuk ka patur bisedë titulli, jemi larg. Do të shohim nga ndeshja në ndeshje.

A do të jetë Auron Miloti brenda ekipit? Ata që kanë qenë afër ekipit do të jenë këtu. Unë ende nuk di emrat e lojtarëve por për të tjerat do të punojmë. Besoj se ai do të jetë këtu.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img