Sunday, November 24, 2024

Humbi dy pikë të rëndësishme në kohën shtesë përballë Egnatias, tekniku Kolela, kritika skuadrës së tij

Lexo

Partizani ishte fare pranë fitores në transfertë me Egnatian, por goli i pësuar në kohën shtesë ia mohoi tre pikëshin, që mund të ishte shumë i rëndësishëm për fatet e titullit kampion. Duke folur për Over Sport pas ndeshjes, italiani i pankinës së kuqe përcjell kritika ndaj futbollistëve të tij.

“Nuk jam aspak i kënaqur. Jam i kënaqur për pikën se sipas meje Egnatia edhe mund ta fitonte ndeshjen. Por për pjesën tjetër kam pak për të qenë i kënaqur. Skuadra nuk më pëlqeu sot. Nuk më pëlqeu në pjesën e parë, të dytë, shtesë, para e mbrapa. Pikë. Kur jam kështu, nuk di çfarë të them. Nuk më pëlqeu as në pjesën e parë, se mund të shfrytëzonim më mirë 2-3 situata.

Vlerësimi im nuk është rreth pikës, pika është mirë, Egnatia bëri një ndeshje të mirë dhe ndeshje të tilla të nivelit të lartë janë gjithmonë të ekuilibruara. Nuk e diskutoj pikën, nuk është se po shkul flokët nga dëshpërimi se nuk fituam. Luajmë futboll, nuk është se kur luan keq humb, e kur luan mirë fiton. Ne luajmë si të jetë e mundur, nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi luajtur mirë dhe as nuk fituam. Nuk është e vërtetë që duhet të luash keq për të fituar. Ky është një koncept tërësisht vetëm italian dhe shqiptar, në asnjë vend tjetër të botës.

Nuk luajtëm mirë dhe nuk fituam, se u ndamë barazim. Jam këtu prej 10 muajsh, të duket se është zgjedhja ime të kthehemi mbrapa?! Na detyruan duke luajtur një ndeshje të mirë, Egnatia është një skuadër shumë e mirë, ndaj… Por edhe përballë një skuadre që luan mirë, mund të bësh diçka më shumë se sa kemi bërë ne. Se kishim 3-4 kundërsulme në pjesën e dytë dhe nuk ia dolëm t’i shfrytëzonim. Nëse do të ishim cinikë, edhe mund të fitonim, por as këtë nuk arritëm ta bënim sot”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img