Thursday, May 9, 2024

(Video) Shah-Talentet shkodran, Henri Troshani dhe Nesar Aruçi, kampion kombëtar për U10 dhe U16

Lexo

Shahu shkodran vazhdon të prodhojë kampionë kombëtarë. Suksesi i radhës është ai i arritur një ditë më parë në kampionatin Kombëtar të të rinjëve zhvilluar në kryeqytet, ku dy shahistët e talentuar shkodrtanë, Henri Troshani dhe Nesar Aruçi u shpallën kampion kombëtar, respektivisht në kategoritë e moshës, U10 dhe U16.

Ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Erjon Temali dhe i mbështetur nga presidenti, Klov Jubani, djali i ish kampionit të mirënjohur të shahit shodran dhe atij shqiptar, Çesk Jubani, u përfaqësua me tre shahistë: Henri Troshani në grupmoshat U10, Ersin Aruçi në grupmoshat U14 dhe Nesar Aruçi në grupmoshat U16.

Rezultatin më të mirë e arritën, dy shahistët e talentuar, Henri Troshani dhe Nesar Aruçi, të cilët u shpallën kampion kombëtar, përkatësisht në kategoritë U10 dhe U16. Për dhjetë vjeçarin Troshani, titulli kampion erdhi pas konkurimitli në shtatë ndeshje, ku realizoi fitoi 6 dhe një 1 e mbylli në barazim. Ndërkohë, duke u renditur me pikë të barabarta me rivalin Erdi Cani. Në ndeshjen shtesë, Troshani fitoi me meritë duke u shpallur kampion kombëtar. Titull ky që është i treti radhazi që ai fiton, duke dëshmuar talentin dhe të ardhmen e suksesshme që garaton ky shahist.

Kampioni tjetër i Vllaznisë në shah është Nesar Aruçi, titull ky që e meriton duke konkuruar në kategorinë e moshës U16-të. Në 14 konkurentë të kësaj grupmoshe, Nesar Aruçi ka regjistruar 6 fitore duke sfiduar të gjithë rivalët e tij.

Edhe pse nuk arriti të futet në zonën e medaljeve, një figurë shumë të mirë spportive ka bërë edhe shahisti tjetër i Vllaznisë, Ersin Aruçi, i cili në rivalitet me 17 konkurentë të grupmoshës U-14, u renditë në vendin e gjashtë.

(Video) Pamje nga ceremonia e kurorëzimit të titullit kampion të dy shahistëve shkodranë, Henri Troshani dhe Nesar Aruçi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img