Jemi pas javës së 28-të dhe Tirana eshtë kthyer duke udhëhequr kreun e renditjes me 50 pikë, +2 më shumë se Partizani. Bardheblutë këtë sezon po luftojnë kokë më kokë me demat për titullin kampion.
Skuadra e Orges Shehit po stërvitet fort për ndeshjet për të siguruar pikët, nga ana tjetër drejtuesit po punojnë për të shpërblyer lojtarët dhe stafin nëse ngrejnë lart titullin për të dytin vit radhazi.
Mësohet se plot 100 milionë lekë ekstra mendohet të jetë premio e drejtuesve të Tiranës për skuadrën nëse fitojnë titullin kampion. E thënë ndryshe 2 rroga të tjera për lojatrët dhe stafin. Gjithashtu në bazë të kontratave që lojtarët kanë nënshkruar do të marrin dhe bonusin e titullit. Në këto kushte cdo lojtar që ka kontribuar në fitimin e titullit në fund të sezonit do të marrë një bonus.