Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Trajneri Tetova dhe zv. trajneri Hima flasin pas ndeshjes Egnatia 1-1 Laçi

Lexo

Egnatia ia ka dalë që të marrë një pikë kundër Laçit. Rrogozhinasit ishin me 10 lojtarë që nga minuta e 25′. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh për Oversport:

Se si nisi loja, të dy skuadrat ishin të kujdesshme. Besoj është një rezultat pozitiv për ne sepse kemi luajtur 67 minuta me një lojtar më pak. Mund ta kishim fituar, me rastin e Kasës mund të kishim marrë diçka më tepër. Jam i kënaqur me çunat për atë që dhanë.

Kartoni i kuq? E pamë në pushim të pjesës. Këtu nuk ka kontakt me takë. Është kontakt normal. Këtu nuk ka takë. Thanë që kishte prekje me takë. Nëse do të kishte prekje me takë, lojtari i Laçit do të dilte nga loja prej dëmtimit.

Ashtu si shkoi loja, jemi të kënaqur. Këto çuna janë të gjithë për t’u admiruar. Jemi të kënaqur për pikën ashtu si shkoi loja”, tha ai.

Zëvendëstrajneri i Laçit, Klevis Hima, deklaron se barazimi ndaj Egnatias ka sjellë keqardhje në kampin e kurbinasve:

Ishte një ndeshje direkt për luftën për Europën. Na vjen keq. Dihen cilësitë e Egnatias. Siç rodhi loja, me karton të kuq dhe gol të shënuar nga ne, na vjen keq.

Mazrekaj? Kishte një problem dhe në momentin që Egnatia doli me karton të kuq, mendohej të mbrohej. Tentuam me Mazrekajn dhe rrezikuam disi. E futëm në lojë prej cilësive të tij. Dihet që luan mirë në zonat e ngushta. Shënuam, por pësuam një gol… Është gjynah të pësosh gol në momentin më të mirë tonin”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img