TEUTA 2-0 ERZENI (64′ Kallaku (P), 76′ L. Vila)
Derbin e Durrësit e fiton Teuta me rezultatin 2-0 përballë Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste ku më i miri ishte për Teutën me Albion Markun. Në pjesën e dytë durrsakët dominuan ndeshjen ku shënuan edhe 2 golat.
Goli i parë u shënua nga pika e bardhë e penalltisë nga Kallaku ndërsa në të 76’ Lorenco Vila dyfishoi shifrat. Në minutat shtesë, durrsakët patën mundësi të trefishonin shifrat me Çyrbjan po ky i fundit gaboi nga 11 metrat.
Në këtë mënyrë durrsakët gjejnë fitoren pas 6 javësh, ndërsa nga ana tjetër te shijakasit bëhen 5 javë pa rezultat pozitiv, të cilët kanë humbur edhe shumë terren në klasifikim duke rrezikuar tashmë edhe mbijetesën.