Sunday, April 28, 2024

Klasiken e Shqipërisë e fiton Tirana ndaj Vllaznisë dhe afrohet te titulli

Lexo

VLLAZNIA-TIRANA 0-1 (43′ Abazaj)

Tirana triumfon në “klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion. Bardheblutë kanë arritur të fitojnë me rezultat minimal 1-0 kundër Vllaznisë.

Ka mjaftuar goli i shënuar nga Kristal Abazaj që bardheblutë të marrin 3 pikë të rëndësishme. Edhe pse shkodranët tentuan të barazonin, mbrojtja kryeqytetase ishte vendosur mirë duke mos i lënë hapësira.

Vllaznia prodhoi më shumë lojë në fraksionin e dytë, por gjuajtjet në portën e Bekajt ishin të pakta dhe skuadra kryeqytetase ia doli të largohej nga kjo transfertë delikate me pikët e plota për të vijuar shkëputjen në kryesim në rrugën drejt titullit që tashëm duket edhe më afër.

Duhet theksuar se kjo fitore është mjaft e rëndësishme për Tiranën që vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion me 56 pikë, 8 më shumë se Partizani. Ndërkohë Vllaznia mbetet në vendin e katërt me 42 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img