Në harkun kohor të një jave, Vllaznia dhe Egnatia përballen dy herë radhazi në stadiumin “Loro Boriçi”. Të mërkurën u ndeshen për gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, takim ky i mbyllur në barazim 1-1, ndërkohë që nesër, të dielen, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për llogari të javës së 31-të të Abissnet Superiore. Si zakonisht, një ditë përpara ndeshjes, ka qënë trajneri i kuqebluve, Goce Sedloski, i cili ka dalë në konferencë shtypi.
Gjatë komunikimit me gazetarët shkodranë, Sedloski ka bërë me dije se stafi kuqeblu ka analizuar me skuadrën sfidën e parë të Kupës, duke marrë masat e duhura që në përballjen e së dieles Vllaznia të marrë fitoren tre pikëshe, që nëse realizohet, këmben vendet me rrogozhinasit duke kaluar në vendin e tretë me dy pikë më dy pikë shumë sesa Egnatia.
Ndeshja, Vllaznia-Egnatia e vlefshme për javën e 31-të të Superiores luhet të dielen në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport dhe RTSH Shkodra.
Dy ndeshjet e tjera, po aq të rëndësishme për javën e 31-të, janë Tirana-Kastrioti dhe Kukësi-Teuta, ballafaqime këto që nisin në orën 15:00. Në sfidën e parë që luhet në “Elbasan Arena, ka përballje të bardhebluve që kërkojnë titullin dhe krutanëve që kërkojnë mbijetesen. E ashpër pritet lufta sportive e mbijeteses edhe në “Kukës Arena”, mes verilindorëve vendas dhe bregdetarëve mysafir.
Ndeshjet e javës së 31-të të Superiores
Dje
Bylis-Laçi 0-2
Erzeni-Partizani 1-2
Sot
Tirana-Kastrioti, ora 15:00
Kukësi-Teuta, ora 15:00
Vllaznia-Egnatia, ora 18:00