Tuesday, April 30, 2024

Shkodra surprizon trajnerin gjerman-Gëzuar ditëlindjen e 46-të Tomas Brdariç!

Lexo

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç feston sot ditëlindjen  e 46-të. Natyrisht, siç ndodh rëndom në të tilla raste, seanca stervitore e së shtunës që është edhe një ditë përpara ndeshjes Vllaznia-Kastrioti do të ketë patjetër surpriza në kampin kuqeblu, apo edhe të tjera gjatë ditës, përfshirë edhe atë individual.

Por, nga ana tjetër, surpriza e parë vjen nga tifozëria shkodrane, e cila ka qënë e para që ka dhënë sinjalet në këtë drejtim. Në shenjë respekti për atë që Brdariç ka bërë deri më tani në drejtimin me shumë kompetencë profesionale të Vllaznisë, e cila me rezultatet e saj fantastike kryeson bindshëm kampionatin, pikërisht në minutat e para të mesnatës së premte duke kaluar tek e shtuna, tifozët kuqeblu kanë shpalosur një banderolë të madhe në mes të qyterit duke i uruar ditëlindjes strategut të sukseseve të Vllaznisë:  Happy Birthday Brdariç!

Me urimin në fjalë bashkohet edhe Veriu Sport, duke i uruar edhe 100 të tjera professor Brdariç dhe sa më shumë suksese në drejtimin e Vllaznisë!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img