Vllaznia-Merkato, Tim Brdariç dhe Elom Nya-Vedji në stervitje me Vllazninë

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Kuqeblutë kanë gati zyrtarizimin e dy blerjeve të reja. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin, Tim Brdariç, dhe 24 vjeçarin Elom Nya-Vedji. Dy futbollistët në fjalë kanë qënë pjesë e seancës stervitore të ditës së premte që Vllaznia zhvilloi në fushën sportive “Reshit Rusi”. Për të parin, djalin e trajnerit aktual të Vllaznisë Tomas Brdariç, Veriu Sport bëri të ditur edhe më herët që vendimi për veshjen e tij kuqeblu, jo vetëm që është marrë, por një gjë e tillë është zyrtarizuar edhe me federimin e tij pranë sektorit përkatës të FSHF-së si futbollist i KF Vllaznia.

Tim Brdariç, që i përket pozicionit të qëndërmbrojtësit me një gjatësi 1.95 metra konsiderohet një lojtar me cilësi të mira dhe i perspektives. Në CV-në e tij thuhet së është rritur në Akademinë e Volfsburgut dhe Dyseldorfit, ndërkohë që në vazhdim është aktivizuar me ekipin e të rinjëve të Alemania Ahen,  Duquesne Duka në SHBA dhe së fundmi në Ligën e Katërt gjermane me ekipin Manheim gjatë pjesës së parë të sezonit të sivjetem.

Së bashku me gjermanin Tim Brdariç,  në seancën e së premtes të kuqebluve ishte edhe Elom Nya-Vedji. 24 vjeçari që luan në rolin e mesfushorit të krahut në të dy pozicionet, majtas dhe djathtas, thuhet se është futbollist i Kombëtares së Togos. Në CV e tij nënvizohet se ka qënë pjesë e skuadrave Unknown, Planete Foot, Rudar Pljelja, Withou dhe së fundmi me Zeta Goluborac.

Futbollistët në fjalë pritet të prezantohen zyrtarisht gjatë ditës së shtunë që është edhe një ditë përpara sfidës së javës së 16-të, Vllaznia-Kastrioti.

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -