Sunday, November 24, 2024

KF Shkodra U-19 eleminohet nga Kupa e Shqipërisë në futboll për moshat, e mund Shënkolli 4-0

Lexo

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë në futboll për moshat U-19 kanë vijuar edhe ditën e shtunë me çiftin shumë interesant, KF Shkodra dhe Shënkolli. Një derbi verior i moshave, por në të njëjtën kohë edhe një përballje trajnerësh shkodranë, siç është Rudi Piraniqi i KF Shkodra dhe Haris Lika që në këtë sezon futbollistik drejton ekipin U-19 të Shënkollit. Ka triumfuar Shënkolli, që në këtë ndeshje ka qënë tërësisht superior, jo vetëm me gola por edhe me lojë. 4 me 0 në favor Shënkollit ka përfunduar kjo ndeshje, e cila ka pasur si protagonist Franko Dainë që shënon golin e parë në minutën e 22-të, për të vijuar më pas me dy gola të tjerë individual me autor Savio Markun, përkatësisht në minutat 38-të dhe 50-të, ndërkohë që fitoren e thellë 4 me 0 e vulos goli i Preloshit në minutën e 78-të. Të besuarit e trajnerit Haris Lika në sfidën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë përballë KF Shkodra, ishin: Sinan Dani, Klajvet Çuni, Klejten Metalijaj(50’ Emanuel Lika), Flori Kolndreu(55’Aldi Gjoka), Mateo Macaj, Arli Përgjoni(50′ David Marku), Joni Golemi(30’Alesio Përloshi), Jurgen Uku, Santino Pica(50′ Nevruz Mekrizvani), Savio Marku, Franko Daija. 

Me këtë fitore skuadra e Shënkollit kualifikohet për në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë, meritë padiskutim edhe e trajnerit shkodran Haris Lika, i cili ashtu si edhe në kampionat edhe në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë po bën një përfaqësim shumë dinjitoz me skuadrën e tij. Ndërkohë, Shkodra e mbyll këtu konkurimin në këtë kompeticion, që për hirë të së vertetës deri në përballjen me Shënkollin në çerekfinale bëri shumë mirë duke kaluar dy tyre. Më herët, në garë ishte edhe ekipi U-17 i KF Shkodra, por që ai edhe u eleminua që në turin e dytë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img