Friday, November 29, 2024

Buffon: Në fushë me djalin tim si LeBron? Mund të jetë një stimul

Lexo

Në moshën 45-vjeçare, Gigi Buffon është ende i fokusuar në fushë dhe nuk po mendon se kur dhe si ta mbyllë karrierën e tij si lojtar. “Duke pritur për djalin tim në Serie A si LeBron James në NBA? – shpjegoi portieri i Parmës duke folur për ‘Il Foglio Sportivo a San Siro’ – Nuk është qëllimi im, por ti ndeze një dritë dhe kush e di, mund të jetë një nxitje tjetër për të ecur përpara. Unë i jetoj situatat lehtë, duke ndjekur gjithmonë ëndrra pak a shumë të arritshme, duke bërë shumë autokritikë. Mjedisi i Parmës më ndihmon shumë, është pak si një nënë që është më e kuptueshme sesa një baba si Juventusi ose një mik siç ishte PSG”.

Pastaj disa konsiderata për një të ardhme të mundshme jashtë fushës, por gjithmonë në botën e futbollit. “E ardhmja? Nuk e kam idenë, nuk e di nëse do të isha në një rol si ai i Viallit – shpjegoi Buffon -. Ka kaq shumë hipoteza në kokën time, nuk kam hedhur kurrë asgjë dhe nuk kam bërë kurrë një gjë që nuk e ndjeja ta bëja dhe kjo më bën të ndihem mirë”.

“Të luaj një Botëror të fundit? Nuk e ëndërroj më, do të kisha pasur dy shanse për të luajtur një tjetër Botëror, por Italia nuk u kualifikua – përfundoi portieri i Parmës -. Kështu që nuk ka sinjal më të qartë se kaq… “.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img