Thursday, November 28, 2024

Futboll Femra-Kombëtarja nw grumbullim dhe licensa trajneresh UEFA B për lojtaret kuqezi

Lexo

Futbolli i vajzave është një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit, që ka njohur zhvillim madhor gjatë viteve të fundit. Instituticioni qeverisës i futbollit shqiptar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shumë rëndësi jo vetëm vajzave që luajnë futboll, por edhe atyre që mësojnë futbollin, trajnerëve, për të rritur sa më shumë cilësinë në skuadrat shqiptare.

Ditën e hënë do të nisë kursi për licencën e trajnerit UEFA B, i dedikuar tërësisht për 9 futbolliste të ekipit kombëtar. Ky kurs është një bashkëpunim mes FSHF-së dhe FIFA-s dhe është i financuar totalisht nga këto dy institucione, ku qëllimet kryrsore janë rritja e cilësisë dhe numrit të trajnereve vajza në futboll.

Kursi do të zhvillohet në Tiranë dhe do të zgjasë 5 ditë, ku janë të gërshetuara pjesa teorike me atë praktike, ndërsa vajzat do të pajisen në fund të kursit me një licencë për trajnere të nivelit UEFA B, e lëshuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas përfundimit të kursit.

Sakaq, gjatë kësaj periudhe 5-ditore, trajneri i Kombëtares A, Armir Grima ka vendosur të zhvillojë edhe një grumbullim rutinë të ekipit kuqezi. Tekniku shqiptar ka zbardhur sot listën me 18 futbollistet e thirrura për këtë impenjim të radhës me ekipin që do të grumbullohet ditën e hënë në Tiranë për t’i zhvilluar stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Ky grumbullim zhvillohet me qëllimin për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe futbollisteve si edhe për të vijuar përgatitjet në kuadër të impenjimeve të ardhshme zyrtare që do të nisin në muajin shtator. Para pak ditësh, Kombëtarja e vajzave njohu edhe kundërshtaret e saj në ‘UEFA Nations League’. Shqipëria u shortua në grupin B1 dhe përballë do të ketë Irlandën e Veriut, Irlandën dhe Hungarinë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img