Thursday, April 25, 2024

Analizë-Eleminimi i Vllaznisë nga Kupa e Shqipërisë. Futbollisti Tafili dhe gazetari Kadija, kritika trajnerit Sedloski

Lexo

Përformanca jo e mirë e skuadrës kuqeblu në ndeshjet e fundit, përfshirë edhe humbjen e pësuar me Egnatian me atë gol të pësuar në minutën e fundit të ndeshjes, si dhe eleminimi i Vllaznisë nga kompeticioni i Kupës së Shqipërisë janë analizuar edhe nga ish futbollisti i Vllaznisë, Alsid Tafili, i cili në këtë sezon futbollistik luajti për Tërbunin e Pukës, si dhe gazetari i RTSH Shkodra, Luan Kadija.Të ftuar në emisionin Studio Sport në RTSH Shkodra, ato janë në mendimit se në rezultatet e dobëta të Vllaznisë gjatë ndeshjeve të fundit ka pjesë edhe trajneri maqedonas, Goce Sedloski.

Alsid Tafili(Futbollist):

“Për ndeshjen e fundit me Egnatian, unë e ngarkoj me faj shumë trajnerin për rreshtimin e skuadrës, Goce Sedloski, sepse kur një ekip e ndërton që të mbrohet mirë, dhe në një moment skuadra do të gabojë. Jo se ishte ndonjë gabim fatal, por thjeshtë një top i kthyer brenda zonës që kundërshtari shënoi golin. I dha shumë terren kundërshtarit, disa herë ato u afruan tek zona e Vllaznisë. Nuk e pashë asnjëherë si trajner që të kërkonte nga skuadra të shtyejë disa herë përpara, sepse këto detaje janë që mund të fitohet një ndeshje. Ashtu si kundërshtarët që kanë analizu Vllazninë se ku mund të na godasin, ashtu edhe Vllaznia duhet t’i analizonte kundërshtarët e saj. Domethënë, në moment trazicioni pozitiv, kur ato sulmonin dhe Vllaznia fitonte topin, trajneri besoj që e ka punu në stërvitje, se si do ta kapin në kundrasulm skuadrën kundërshtare, por Vllaznia në këtë ndeshje nuk e kapi në asnjë moment në kundrasulm Egnatian. Të paktën, ajo ishte llogjika, kur mbrohesh mirë me e kap skuadrën kundërshtare në kundrasulm, por te Vllaznia nuk e pamë këtë. Në skuadër ka lojtarë të bollshëm, është organika është shumë e mirë, ke lojtarë lidër në skuadër, besoj shumë të paguar, por ndoshta nuk i ka motivuar në mënyrën e duhur, ndoshta ky trajner nuk po ia merr maksimumin atyre, edhe pse në kampionatin shqiptar flitet se ne kemi skuadrën më të mirë nga të gjithë.”

Luan Kadija(Gazetar):

“Duhet të themi se vetem në ndeshjen e parë me Erzenin, kemi parë një ndeshje të mirë, me entuziasëm, me gola, pastaj për disa ndeshje me radhë, Vllaznia ka qënë shumë apatike në fushën e lojës. Një skuadër pa ide, pa shpirt gare, pa përplasje, një skuadër që të gjitha ekipet vijnë dhe godasin portën e Vllaznisë, duke shënuar gola. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen me Egnatian, ku Vllaznina pati vetëm një rast me Latifin, dhe ishte totalisht në pritje të ekipit kundërshtar duke mos rrezikuar asnjëherë skuadrën e Egnatias, dallohej që donte ta çonte ndeshjen në shtese. Kur duhet thënë se Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë në përbërjen e saj që mund ta zgjidhin lojën. Kjo, nuk e di nga kush vjen, a vjen nga trajneri kjo lojë, apo nga forma jo e mirë e lojtarëve, por gjithësesi faji bie mbi timonierin e skuadrës, Sedloski. Megjithëse është folur me pozitivitet kur erdhi në Shkodër, pasi vinte nga një eksperience në Maqedoni, ku kishte shpallur Shkupin kampion, me një përvojë edhe si shkollë e ish Jugosllavisë, por nuk po e tregon këtë në Shkodër, madje duke bërë edhe disa zgjedhje të gabuara ku në këtë ndeshje aktivizoi Aralicen i cili nuk luan prej shumë kohësh. Natyrisht edhe me ndryshimin e taktikës së lojës që nuk po ka rezultat.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img