“Plaga” që moti i keq i ka shkaktuar rajonit të Emilia-Romagna është e thellë dhe shumë e dhimbshme. Këtë e dinë fare mirë edhe dy protagonistët e fotografisë, të cilët në këto orë, me çastin e ngurtësuar, të publikuar në rrjetet sociale po bëjnë xhiron e globit.
Ndërsa sa i përket protagonistëve numri një i ekipit të Ferrari-t, Vasseur, komentoi sot me pak fjalë vendimin e FIA-s për të mos garuar këtë fundjavë në Imola. “Zgjedhja më e drejtë dhe me më kuptim, ne me siguri do të sjellim ndihmën tone”, pohoi francezi.
Organizatorët ditën e sotme kanë ftuar skuadrat që të nisin të rikuperojnë sendet e dytë në autodromin e Imola-s pasi uji po tërhqqiet me ngadalë. Në këtë këtë mënyrë skuadrat e Formula 1 do të kenë mundësi që të zhvendosen drejt Monakos ku më 28 maj do të mbahet edhe Çmimi i madh i Monte Karlos.