BYLIS – KUKËSI 1 – 1 (Zguro 90’p/ Gj.Taipi 100’p)
Bylisi dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë në “Adush Muça”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34. Skuadra ballshiote luajti për më shumë se gjysmën e ndeshjes me 10 lojtarë pasi Santosi goditi me kokë lojtarin kundërshtar dhe u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri.
Por pavarësisht epërsisë numerike, Kukësi nuk ia del të rrezikojë mallakastriotët. Gjithçka është vendosur në minutat e fundit të takimit, ku Zguro ka gjetur golin në minutën e 90, ndërkohë që në minutën e 102 ka qenë Taipi ai që ka barazuar me anë të një penalltie.
Kjo fitore lë Bylisin në vendin e parafundit, teksa Kukësi në vendin e shtatë.