Sunday, August 24, 2025

Turneu Ndërkombëtar “Josip Katalinski Škija”, Shqipëria U-15 fiton me Sarajevën U15, 2-0

Lexo

Shqipëria U15-Sarajeva U15  2-0

Formacioni i Shqipërisë U-15: Lleshi (GK), Rey Jushi, Frensi Mali, Petro Marku, Dion Vata, Edin Jakupi, Majkol Luka (C), Denaldo Hyka, Arbër Lleshi, Denis Matraku, Dionis Pera. Trajner: Armand Dama

Shqipëria U-15 ka fituar me rezultatin 2-0 takimin e fundit ndaj bashkëmoshatarëve të Sarajevës këtë të mërkurë, të e zhvilluar në Qendrën Stërvitore të ekipeve kombëtare të Bosnje-Hercegovinës, në kuadër të turneut “Josip Katalinski Škija”.

Një takim mjaft i mirë nga kuqezinjtë e vegjël që drejtohen nga trajneri Armand Dama, teksa golat për Kombëtaren i shënuan Arbër Lleshi dhe Denis Matraku.

Trajneri Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion: Simon Lleshi (GK), Rey Jushi, Frensi Mali, Petro Marku, Dion Vata, Edin Jakupi, Majkol Luka (C), Denaldo Hyka, Arbër Lleshi, Denis Matraku dhe Dionis Pera.

Kuqezinjtë e panë shumë shpejt veten në avantazh, me Arbër Lleshin që realizon golin e parë për Shqipërinë që në minutën e 12-të të takimit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Dama krijon disa raste të tjera të mira për të shënuar golin e dytë, por u mungon finalizimi. Në fillim të pjesës së dytë, Denis Matraku dyfishon shifrat për Shqipërinë, duke fiksuar kështu edhe rezultatin final 2-0 në favor të ekipit tonë, që e mbyll turneun me fitore ndaj Sarajevës.

Shqipëria e mbyll turneun me një fitore dhe dy humbje, por pavarësisht rezultateve dhe bilancit, ky turne i shërben shumë ekipit për të formuar grupin me lojtarët e vitlindjes 2009, të cilët do të marrin pjesë më pas edhe në turne të UEFA-s për moshat U-15.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img