Saturday, November 23, 2024

Alban Xhaferi dhe Elvis Plori, ndjekin në “Elbasan Arena” finalen e Kupës së Shqipërisë, Tirana-Egnatia

Lexo

Finaljen e Kupës së Shqipërisë, Tirana-Egnatia, sfidë e cila po luhet që nga ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” është duke u ndjekur edhe nga dyshja drejtuese kuqeblu, Presidenti Alban Xhaferi dhe Drejtori Sportiv, Elvis Plori.

Fotoja që shoqëron shkrimin është fiksuar nga bashkëpunëtori i Veriu Sport, Fatos Lamaj, në një nga dhomat e tribunës VIP të stadiumit elbasanas ku janë sistemuar përfaqësuesit e klubit kuqeblu së bashku edhe me sekretarin e përgjithshëm të klubit Blendi Dibra.

Nga sa bëhet e ditur, prania e tyre në këtë ndeshje nuk ka të bëjë thjesht për të shijuar një finale të tillë interesante, por edhe për motive pune në lidhje me vëzhgimin e ndonjë futbollisti të piketuar nga stafi kuqeblu për ta veshur kuqeblu.

Konkretisht, në fushën e lojës për skuadrën e Egnatias janë edhe tre ish futbollistët e Vllaznisë, portjeri Alen Sherri si dhe dy mbrojtësit Abdurrahman Fangaj dhe Renato Malota, ndërkohë që në stolin e Tiranës është edhe portjeri i ri 19 vjeçar, shkodrani Thomas Kiri. Por, në vemendjen e drejtuesve kuqeblu mund të jenë edhe futbollistë të tjerë të të dyja skuadrave që aktualisht janë në fushë.

Që prej emërimit në detyrën e Drejtorit Sportiv të KF Vllaznia, Elvis Plori ka nisur punën intensivisht për ndërtimin e skuadrës së re, e cila nga sa thuhet do të përbëhet nga një kontigjent bazë i grupit që mbylli sezonin 2022-2023, duke i shtuar edhe blerjet e reja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img