Saturday, July 27, 2024

Shtesë 2×15 minuta për të përcaktuar fituesin e Kupës së Shqipërisë. Tirana-Egnatia 0-0

Lexo

Tirana dhe Egnatia nuk ia dalin dot qe brenda 90 minutave te kohes së rregullt te zgjidhin ndeshjen. Barazim, 0-0 dhe tashme arbitri kryesor Enea Jorgji ka ftuar skuadrat te vazhdojnë duelin ne kohen shtese2 here nga 15 minuta, ose ne rast se barazimi do te vijoje te jete ne fuqi, do te duhen gjuajtjet e penalltive te mundeshme.

Ndeshja nis mire per Egnatian qe me ane te Duamena godet forte por ndalet nga veterani Lika. Me pas Tirana kishte shancin te realizonte por Hila ndalet nga shtylla pingule pas asistit te Haxhiut.

Nderkohe minuta e 24 vendimtare kundersulm i Egnatias me ane te kapitenit Xhekson por vjen silur Berisha qe me taka te ngritura shkon drejt e ne kaviljen e sulmuesit te krahut te rrogozhinasve.

Enea Jorgji nuk heziton duke i treguar kartonin e kuq direkt Elvi Berishes. Loje totalisht e qete deri ne fund te pjeses se pare por rezultati nuk ndryshon. Pjesa e dyte nis me po te njejtin ritem dhe eshte Egnatia qe sulmon dhe kerkon penallti por Jorgji nuk eshte i ketij mendimi.

Nje shans i arte dhe per Tiranen por Abazaj eshte ne kunderkohe duke humbur nje rast delikat. Mbyllen 90 minutat me rezultatin 0-0 dhe gjithçka i drejtohet kohes shtese 2 here nga 15 minuta.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img